Pranova me dëshirën dhe kënaqësinë më të madhe të bëhem pjesë e faqes së web të Klinikës Gjermane të Syrit duke qenë i sigurt se bëhem pjesë e një promovimi të lartë cilësor në tregun e shkencës okulistike. Unë u bëra pacient i kësaj klinike duke bërë operacion sytë e mi me dëshirën time dhe me garancinë absolute që të jep një mjek me arritje të shkëlqyera si doktor Miniri. E falenderoj nga zemra për kujdesin dhe punën e shkëlqyer që ka bërë me mua. Një falenderim i pakursyer edhe për stafin e mrekullueshëm. Faleminderit!

Me respekt

Stefi Prifti