Për syrin miop, objektet e largëta fokusohen jo siç duhet.

Në sytë miopë, fuqia përthyese e kornesë (xhami i syrit) është shumë e madhe, ose syri është shumë i gjatë. Kjo bën që tufa e dritës të fokusohet përpara retinës në vend që të fokusohet në retinë. Si pasojë, pamja është e turbullt.

symiop-1

Sidoqoftë, një person miop është në gjendje të shohë objektet e afërta shumë qartë, sepse tufa e dritës që vjen nga objektet e afërta fokusohet direkt në retinë.

Sot ekzistojnë një sërë metodash për korigjimin e miopisë:

  • Përdorimi i syzave apo lentave të kontaktit
  • Kirurgjia me laser
  • Kirurgjia implantuese (me lenta intraokulare)
  • Kombinimi i kirurgjisë me laser me atë implantuese (bioptics)
  • Korigjimi monovizion