Lentat Artisan dhe Artiflex – Prodhuar nga Ophtec

  • Pse të konsiderojmë një lentë Artisan ose Artiflex?
  • Si funksionon procedura e implantimit?
  • Cili është ndryshimi midis lentave Artisan dhe Artiflex?
  • A do të ishte një mundësi lenta Artisan ose Artiflex, për deviacionin tim cilindrik?

Çfarë janë lentat Artiflex dhe Artisan?

Lentat Artisan dhe Artiflex janë lenta kontakti të vogla, tepër të holla të cilat implantohen brenda në sy për të korrigjuar miopinë, hiperopinë dhe/ose astigmatizmin. Një lentë Artisan ose Artiflex fiksohet në iris me dy kapëse të vogla. Pas implantimit, lenta mbetet në syrin tuaj.

Lentat Artisan dhe Artiflex mund të ishin shumë mire një zgjidhje perfektë nëse ju jeni bezdisur (personalisht apo profesionalisht) nga syzet apo lentat e kontaktit.

Pse të konsiderojmë një lentë Artisan ose Artiflex?

  • Trajtimi është i ri kthyeshëm

Në rast të një komplikimi, lenta artificiale mund të hiqet, duke e lenë syrin në gjendjen e mëparshme. (Gjatë trajtimit me laser, hiqet një shtresë e hollë e kornesë në mënyrë permanente).

  • Mprehtësi e shkëlqyer e të pamurit

Me lentat Artisan dhe Artiflex, mprehtësia e shkëlqyer e të pamurit është një rezultat standard në shumicën e rasteve, ndërkohë që kornea qendrore mbetet e paprekur. (Gjatë trajtimeve me laser, trajtohet pjesa qendrore e kornesë).

  • Siguria dhe efektiviteti

Nuk është nevoja të shpjegojmë rëndësinë e shikimit: ne sigurohemi që trajtimi të jetë i sigurt. Lentat Artisan janë implantuar prej më se 25 vitesh. Studime të gjera kanë treguar që kjo lentë është e sigurt dhe efektive, edhe në pacientët e trajtuar para shumë, shumë vitesh.

  • Mund të trajtohen edhe deviacionet madhore

Lentat Artisan dhe Artiflex janë në disponim edhe nëse ju keni një deviacion të madh plus ose minus (12 deri -23,5 Dioptri) me apo pa cilindër. Një procedurë laseri është e përshtatshme vetëm nëse deviacioni juaj nuk është shumë i lartë.

Lentat Artisan dhe Artiflex shpesh shihen si zgjidhje për të zgjeruar spektrin e dioptrisë që trajtohen me laser. Kjo nuk është plotësisht e saktë. Në rastin kur pacientët janë të përshtatshëm për të dy trajtimet, shumë nga ta synojnë për të zgjedhur lentat e vogla në bazë të përfitimeve të përmendura këtu.

Si kryhet teknika e implantimit?

Gjatë një trajtimi të shkurtër nën anestezi lokale, lentat Artisan ose Artiflex implantohen nëpër një prerje të vogël në buzën e kornesë.

Lenta konsiston në një pjesë optike dhe haptike. Pjesa optike përmban korrigjimin e kërkuar për ju, kjo është pjesa e lentës, që ju bën ju të shihni më mirë. Pjesa e haptikëve konsiston në dy kapëse në secilën anë të lentës. Kjo kapëse ka një hapje të vogël me ndihmën e një instrumenti të vogël, të posaçëm një palë e vogël e indit të irisit kapet midis buzëve të kapëses. Kur lenta është vendosur sigurtë në pozicionin e saj, pjesa kryesore e procedurës është kryer.

Pas implantimit të një lente Artisan, prerja e vogël në korne do të qepet, ndërkohë që gjatë implantimit të lentës Artiflex, prerja korneale bëhet më e vogël dhe nuk ka nevojë për t’u qepur.

Cilat janë ndryshimet midis lentës Artisan dhe Artiflex?

Këto lenta përbëhen nga materiale të ndryshme. Pjesa optike e lentës Artiflex përbëhet nga silikoni, një material i përthyeshëm. Një lentë Artisan përbëhet nga PMMA, një plastikë e papërthyeshme. Vetitë e lentës Artiflex e lejojnë atë të përthyhet në momentin e insertimit, duke bërë të mundur që të futet nëpër një prerje të vogël prej 3,2 mm. Kjo prerje shërohet më shpejt sesa ajo më e madhe që nevojitet për lentën Artisan (5 ose 6 mm). Si rrjedhojë, pamja optimale arrihet më shpejt me lentën Artiflex. Se cila lentë është më e përshtatshme për ju, varet nga gjendja specifike e syrit tuaj.

A do të ishte lenta Artiflex apo Artisan zgjidhje për astigmatizmin tim?

Në vitin 2009 u prezantua lenta torike Artiflex. Kjo lentë u projektua veçanërisht për deviacionet cilindrike me apo pa miopi. Pra, në shumicën e rasteve, është e mundur që këto deviacione të zgjidhen me një lentë.

Lenta Artisan u shpik nga profesori gjerman Dr. Jan Worst. Atij i lindi ideja e fiksimit të lentës në iris kur ishte në Pakistan. Me këtë teknikë të thjeshtë por efektive ai arriti t’u kthejë pamjen njerëzve të varfër pas kirurgjisë së kataraktës.

Lenta intraokulare fakike VerisyseTM për miopinë ekstreme – prodhuar nga Abbott Medical Optics Inc. (AMO)

Lenta intraokulare fakike Verisyse TM përdoret për të trajtuar miopinë e mesme dhe të rëndë, term mjekësor për dritëshkurtësinë. E përdorur prej mbi 18 vjet, në 150.000 procedura të kryera në mbarë botën, rezultatet provojnë se modeli VerisyseTM është i sigurt dhe efektiv për njerëzit shumë dritëshkurtër që janë lodhur nga syzet e trasha dhe që nuk janë kandidatë për Custom LASIK.

Si funksionon VerisyseTM?

Procedura përfshin vendosjen e lentës intraokulare fakike VerisyseTM pas kornesë suaj, mbi iris. Kjo i jep syrit tuaj një lentë tjetër fokusuese që siguron pamje me cilësi të lartë, qartësi të madhe, ashtu sikurse një sy normal. Megjithëse qëllimi është që lenta fakike VerisyseTM të jetë e përhershme, procedura është e rikthyeshme nëse dëshirohet.

Fjala “fakike” do të thotë që lenta juaj natyrale (kristalini) lihet në sy. Kjo është e rëndësishme sepse lenta juaj natyrale luan një rol të rëndësishëm në ndihmën që i jep syrit tuaj për t’u përshtatur midis të parit e objekteve në largësi dhe në afërsi.

Për procedurën e VerisyseTM

Vendosja e një lente intraokulare fakike VerisyseTM është një procedurë ditore që merr rreth 15-30 minuta. Zakonisht, sytë trajtohen veç e veç.

  • Në syrin tuaj do të hidhen pika me qëllim për të zvogëluar përmasat e bebes së syrit (pupilës).
  • Për të punuar më lehtë në syrin tuaj, doktori juaj do të përdorë një instrument për të mbajtur hapur qepallat tuaja gjatë procedurës.
  • Do të pikohet një anestetik lokal për të mpirë syrin, duke e bërë procedurën të padhimbshme.
  • Në korne bëhet një prerje e vogël për të futur lentën VerisyseTMnë hapësirën midis irisit dhe kornesë.
  • Lenta intraokulare fakike VerisyseTM centrohet në mes të pupilës (pjesa e zezë në qendër të syrit tuaj) dhe ngjitet në iris (pjesa me ngjyrë e syrit) për ta fiksuar lentën që të mos lëvizë.
  • Prerja e vogël mbyllet me qepje mikroskopike që treten me kalimin e kohës.
  • Një mbrojtëse e përkohshme do të vendoset mbi syrin tuaj për ta mbrojtur atë gjatë periudhës së hershme pas operacionit.

Pyetje të shpeshta në lidhje me lentën fakike VerisyseTM

A do ta vë re apo do ta ndiej praninë e lentës VerisyseTM në syrin tim?

Kur kjo lentë vendoset në brendësi të syrit, është e padallueshme vizualisht. Gjithsesi, ju dhe të tjerët mund ta shihni lentën në syrin tuaj nëse vështroni nga distancë shumë e afërt. Meqë lenta VerisyseTM vendoset në brendësi të syrit, ju nuk do të jeni në gjendje ta ndieni atë.

A është e sigurt VerisyseTM?

Po. Lenta intraokulare fakike VerisyseTM përbëhet nga polimetil metakrilat (PMMA) – një material tepër biokompatibël tashmë i provuar, me përdorim të gjerë në dhe mbi sy, për mbi 50 vjet.

A mund të shoh mirë në afërsi dhe distancë me Lentën fakike VerisyseTM?

Shumica e njerëzve që kanë kryer procedurën VerisyseTM shohin mirë afër dhe në distancë sepse lenta natyrale e syrit të tyre lihet në vend. Kjo lentë natyrale (kristalini) përshtatet natyrshëm për t’u fokusuar në objektet në afërsi e në largësi. Me kalimin e moshës, funksioni i kësaj lente natyrale mund të ulet dhe ju mund të keni nevojë për syze leximi për të parë objektet në afërsi.

A mund të shkoj për të notuar nëse kam lentën VerisyseTM në syrin tim?

Ju mund të notoni dhe të merrni pjesë në çdo aktivitet tjetër, sepse ndryshe nga lentat e kontaktit, kjo lentë implantohet brenda në sy. Si pasojë ajo nuk ndikohet nga elementet e jashtme sikurse që është uji.

A ndikohet lenta intraokulare fakike VerisyseTM nga faktorë si shiu apo avulli?

Lenta VerisyseTM nuk ndikohet nga faktorët e jashtëm si shiu apo avulli, sepse është e vendosur pas kornesë, në brendësi të syrit tuaj.

Sa gjatë qëndron në sy lenta intraokulare fakike VerisyseTM?

Vlerësimet klinike kanë provuar që PMMA mund të mbetet në sy për dekada pa i ndryshuar vetitë ose pa e humbur stabilitetin. Gjithsesi, procedura është plotësisht e rikthyeshme. Nëse në të ardhmen, kirurgu juaj mëson që ekziston një procedurë më e mirë, lenta VerisyseTM mund të hiqet me kirurgji në çdo moment. Vetëm mjeku juaj mund të përcaktojë nëse duhet të ndërmerret ky hap.