Keratokonusi është sëmundje progresive që prek indin e kornesë të syrit dhe çon në hollimin e saj. Si pasojë e progresit të sëmundjes, forma e kornesë ndryshon, nga forma sferike në atë konike dhe kjo sjell uljen e aftësisë të shikimit. Shkaku i sëmundjes është ende i panjohur. Klinikisht, keratokonusi shoqërohet me dobësim e shikimit, shfaqjes të astigmatizmit (numër cilindrik që ka tendence të rritet). Në raste të caktuara, kur sëmundja progreson, hollimi i kornesë mund të çojë deri te perforacioni i saj.

OKULYZER ose skaneri i segmentit anterior i syrit – është një aparat diagnostikues dhe mjekues që përdoret për zbulimin e hershëm të keratokonusit dhe jo vetëm kjo. Ai ofron një imazh tredimensional për formën dhe trashësinë e faqes anteriore dhe posteriore të kornesë duke mundësuar kështu diagnostikimin dhe ndjekjen e sëmundjes që në fazën fillestare.

Trajtimi i keratokonusit:

Në stadet fillestare të sëmundjes përmirësimin e shikimit mund ta ndihmojnë syzat, por me avancimin e saj syzat bëhen jo efikase dhe përdorimi i lentave të kontaktit të forta (rigide) mundëson një korigjim më të mirë të shikimit.

Në rastet kur sëmundja progreson dhe kur pacientët nuk tolerojnë  lentat e kontaktit, rekomandohen metodat e tjera te trajtimit:

  • Metoda Cross-linking
  • Metoda Cross-linking Laser
  • Unazat korneale
  • Keratoplastika (transplant i kornese)