Inlays dhe onlays korneale janë lenta të vogla apo pajisje të tjera optike që futen në korne me qëllim, dhënien e formës të re të sipërfaqes të syrit, duke siguruar kështu një pamje më të mirë. Në fakt, disa nga këto pajisje ngjajnë si lenta kontakti shumë të vogla.

Përdorimi parësor i Inlay korneale që ekzistojnë sot (termi “onlay korneale” në ditët e sotme përdoret më pak) është që të përmirësojë shikimin në distancë të afërt dhe të pakësojë nevojën për syze leximi te të rriturit e moshuar që kanë presbiopi.

Në disa raste, kirurgjia me Inlay korneale mund të kombinohet me kirurgjinë LASIK për të korrigjuar njëkohësisht edhe çrregullimet e zakonshme refraktive (miopinë, hipermetropinë dhe/ose astigmatizmin), së bashku me presbiopinë.

Meqë Inlay korneale implantohet brenda indit të kornesë, ky lloj i kirurgjisë refraktive është më pak invaziv sesa procedurat implantuese të lentave fakike, të cilat kanë të bëjnë me lenta më të mëdha që vendosen më thellë në sy, përpara apo pas pupilës (bebes së syrit).

Me anë të përdorimit të Inlay apo Onlay korneale për korrigjimin e të pamurit, kirurgët e syrit mund të shmangin komplikimet që nganjëherë lindin me procedura të tilla si LASIK dhe PRK, sepse në rastin e Inlay nuk hiqet ind nga kornea. Gjithashtu, këto pajisje paraqesin më pak rreziqe për syrin sesa lentat që implantohen thellë, sepse kirurgjia kryhet brenda kornesë, dhe jo në brendësi të syrit.