KAMRATM Inlay

(më parë e quajtur AcuFocus Corneal Inlay)

Nëse jeni mbi moshën 40 vjeçe, ndoshta e keni vënë re që objektet e afërta kanë filluar t’ju duken jashtë fokusi. Nëse po, atëherë keni filluar të përjetoni një gjendje të syve të quajtur presbiopi. Në presbiopi, lenta natyrale e syrit (kristalini) ka humbur fleksibilitetin e saj. Lenta nuk e ndryshon dot menjëherë fokusin nga objektet e largëta në të afërtat. Si pasojë, objektet që gjenden afër nuk duken qartë. Deri vonë, zgjidhja kryesore për njerëzit me presbiopi ka qenë përdorimi i syzeve të leximit. Gjithsesi, shumë njerëz preferojnë të mos i përdorin këto, sepse nuk janë të rehatshme, nuk mund të përdoren në çdo situatë apo nuk janë shumë të pranueshme estetikisht.

KAMRA Inlay është një pajisje e re, e cila mundet të zvogëlojë varësinë ndaj syzeve të leximit. Në kombinim me procedurën LASIK mund të përdoret gjithashtu për të korrigjuar miopinë ose hipermetropinë, dhe presbiopinë. KAMRA Inlay është e përshtatshme edhe për pacientët të cilët më herët i janë nënshtruar kirurgjisë LASIK.

KAMRA Inlay – më parë e njohur me emrin AcuFocus Corneal Inlay – është studiuar dhe zhvilluar përgjatë rreth një dekade dhe ka marrë certifikimin CE në Evropë në vitin 2005.

Si funksionon KAMRA Inlay?

Më e vogël sesa një lentë kontakti, KAMRA Inlay duket si një unazë e zezë dhe në qendër ka një hapje të vogël ose vrimë, e cila krijon efektin e një “vrimëze (pinhole)”. Kjo e ul mjegullimin e të pamurit kur shikimi drejtohet mbi objektet e afërta dhe rrit diapazonin e fokusit (thellësinë e fushës të pamjes). Në mënyrë tipike, KAMRA Inlay ka pak ose aspak efekt në pamjen në distanca të largëta.

KAMRA Inlay përbëhet nga një material polimeri biokompatibël. Në të ndodhen mijëra perforacione (vrima) të vogla, të cilat sigurojnë ushqimin e indeve korneale.

Fakte në lidhje me KAMRA:

  • Diametri: 3,8 mm
  • Hapja qëndrore: 1,6 mm|
  • Trashësia: 0,005 mm

KAMRA inlay krahasuar me një lentë kontakti tradicionale.

Ecuria tipike kirurgjikale dhe postoperative

KAMRA Inlay implantohet gjatë një procedure ditore, pa shtrim në spital, nën anestezi lokale – me pika për sy. Procedura është e padhembshme dhe zgjat afërsisht 15 minuta.

Inlay implantohet vetëm në një sy edhe atë në syrin jo dominant. Fillimisht, krijohet një xhep korneal me anë të një laseri femtosekondë(ar). Në këtë xhep të kornesë vendoset Inlay, e qendërzuar mbi pupilë.

Pas procedurës, ju do të vini re një përmirësim të shikimit në largësi të afërta, gjë që duhet të vazhdojë për 6-12 muajt pasardhës.

KAMRA Inlay do të përmirësojë veçanërisht pamjen në distanca të mesme, rreth 50 cm, dhe kështu do t’ju lejojë të përdorni laptopin, ose të lexoni menytë dhe pusullat e çmimeve, pa nevojën e syzeve të leximit. Ju mund të keni nevojë për syze për të lexuar shkronjat shumë të vogla, në dritë të dobët ose kur lexoni për një kohë të gjatë.

Ndryshe nga trajtimet e tjera të presbiopisë, KAMRA Inlay mund të hiqet sërish.

Kush mund të përfitojë nga kjo pajisje?

Nëse jeni të varur nga syzet e leximit dhe gëzoni shëndet të mirë (të përgjithshëm dhe të syve), pa gjendje të tjera para ekzistuese, sikurse katarakt ose glaukomë, KAMRA Inlay mund të jetë e përshtatshme për ju.

Ju lutemi të kontaktoni Klinikën Gjermane të Syrit, Tiranë për të lënë një takim për konsultim dhe një ekzaminim të detajuar të syrit tuaj.