Lenta Acrysof CACHET – prodhuar nga ALCON

Nëse ju doni të përjetoni një shikim të ri nga jeta, pa syze apo lenta kontakti, dhe në ndërkohë ju është thënë nga mjeku juaj që LASIK nuk është metoda e përshtatshme për ju, atëherë ju mund të përfitoni nga lenta fakike Acrysof Cachet.

Shansi juaj për një pamje krejtësisht të re

Kur njerëzit mendojnë për mundësinë për gjetje të pavarësisë ndaj syzeve apo lentave të kontaktit, ata zakonisht i referohen LASIK-ut apo ndonjë procedure tjetër me laser në sy. Për fat të keq, jo çdokush është kandidat i përshtatshëm për LASIK. Gjithsesi, ka lajme të mira – ju do të mund të përmirësoni pamjen tuaj për larg, pa syze apo lenta kontakti, në kuadër të lentës AcrySof® CACHET®.

Lenta fakike AcrySof® CACHET® funksionon së bashku me lentën tuaj natyrale për të ndihmuar atë (lentën natyrale) në fokusimin e dritës, për një pamje më të mirë në distanca të largëta. Si pjesë e një procedure korrigjuese të pamjes, të njohur me emrin: kirurgji fakike, lenta AcrySof® CACHET® implantohet në dhomën e përparme të syrit tuaj. Kur vendosen, lentat fakike rrisin fuqinë fokusuese për të cilën ju keni nevojë duke ju ndihmuar kështu në korrigjimin e miopisë së lartë. Është situatë e ngjashme me atë kur ju mbani syza apo lenta kontakti gjatë gjithë kohës, por duke e shmangur gjithë bezdinë nga to!

Studimet klinike për lentën AcrySof® CACHET®

Sikurse çdo kirurgji, implantimi i AcrySof® CACHET® përbën një çështje shumë të rëndësishme, të cilën ju duhet ta diskutoni me mjekun tuaj. Ju duhet të diskutoni së bashku për dobitë dhe rreziqet e mundshme nga kjo kirurgji dhe të vendosni nëse kjo lentë është e duhura për ju.

Rezultati te ju varon (mund të jetë i ndryshëm), por studimi klinik mbi AcrySof® CACHET® ka treguar që kjo lentë siguron një pamje të shkëlqyer në distancë të largët, pa pasur nevojë për lenta të kontaktit apo të syzeve. Në një studim, afërsisht 80 % e pacientëve ishin plotësisht të pavarur nga syzet 3 muaj pas kirurgjisë në të dy sytë. Akoma më tej, shumica e pacientëve arritën pamje, në distancë, prej 20/25 ose më mirë, pa syze.

Lenta AcrySof® CACHET® është projektuar për të ulur apo eliminuar miopinë e mesme deri të lartë te të rriturit. Nëse receta e syzeve tuaja tregon dioptri midis vlerave -6,0 dhe -16,5 ju mund të jeni një kandidat i mundshëm. Një pamje e re e botës mund të bëhet e juaja!