Crystalens HD – prodhuar nga Bausch and Lomb

Çfarë është Crystalens?

Lenta e parë intraokulare dhe e vetme akomoduese, e aprovuar nga FDA, e cila përdor aftësinë natyrale fokusuese të syrit – lenta e vetme që siguron një pikë fokale të vetme përgjatë një ndryshimi të vazhdueshëm të vështrimit nga larg në afër.

Lenta intraokulare akomoduese Crystalens është modeluar në mënyrë të tillë që të lejojë pjesën optike të lentës, ose pjesën e lentës nëpër të cilën ju shihni, të lëvizë para-mbrapa, ndërkohë që ju ndryshoni fokusimin drejt imazheve përreth jush.

Si funksionon lenta intraokulare akomoduese Crystalens?

Të pamurit e shumicës së njerëzve mbetet i pandryshueshëm deri në të 40-at e vonshme. Në këtë kohë, lenta kristaline natyrale e syrit fillon gradualisht të zmadhohet dhe të ngurtësohet. Kjo pasohet nga formimi eventual i kataraktës (perdes së syrit). Me kalimin e kohës, për muskulin e syrit bëhet e vështirë që të fokusojë automatikisht lentën kristaline te njerëzit dhe objektet që ndodhen afër. Kjo njihet me emrin humbje e akomodimit ose presbiopi dhe simptoma më e hershme është vështirësia për të parë objektet që ndodhen afër.

Crystalens është lenta e parë intraokulare për kataraktin që mundëson edhe akomodimin. Si? Të gjitha lentat e tjera intraokulare janë të fiksuara dhe të palëvizshme në sy. Modeli i tyre nuk i lejon të akomodojnë apo të lëvizin për të fokusuar. Crystalens është unike, sepse në fakt, ajo akomodon për t’ju rilidhur ju në mënyrë të vazhdueshme dhe pa sforcim me gjithçka gjatë ditës suaj, pavarësisht distancave.

Crystalens funksionon ndryshe nga lentat ReSTOR dhe ReZoom. Crystalens lëviz dhe përkulet në sy duke bërë të mundur ndryshimin e fuqisë së saj ose të quajtur ndryshe akomodimin. Kjo lentë siguron pamje të pastër në distanca të mesme dhe të largëta, por objektet në afërsi mund të jenë akoma pak jashtë fokusit. Avantazhi i kësaj lente është niveli më i pakët i shkëlqimit (“glare”) gjatë natës dhe kontrasti më i qartë. Por gjithsesi, shumica e pacientëve do të kenë nevojë për syze leximi për shkrimin e vogël ose nëse objektet janë shumë afër.

Pyetjet më të shpeshta

Pyetje: Çfarë është Crystalens?

Përgjigje: Crystalens përdor një teknologji të re që është projektuar për të imituar aftësinë natyrale të syrit për t’u fokusuar në objektet e distancave të largëta, të mesme, dhe të afërta. E përdorur në kombinim me metodat standarde për heqjes të kataraktës, Crystalens u projektua për të siguruar një kalim gradual të pamjes, nga distanca e largët drejt asaj të mesme dhe më pas kah distanca së leximit pa varësi të plotë ndaj syzeve apo lentave të kontaktit.

Pyetje: Çfarë e bën Crystalens të ndryshme nga lentat e tjera intraokulare?

Përgjigje: Crystalens ka aftësinë unike për t’u fokusuar në objektet e distancave të ndryshme duke përdorur sistemin të fokusimit natyral të syrit. Kjo nënkupton që Crystalens mund të sigurojë një kalim të vazhdueshëm të të pamurit, pa lentë korrigjuese, nga distancat e afërta në ato të largëta dhe në çdo objekt që gjendet në distancën e ndërmjetme.

Lentat standarde (pamje në një distancë të largët) nuk kanë aftësi që të sigurojnë një spektër të plotë të shikimit, në të gjitha distancat. Shumica e njerëzve të cilët në njërin sy kanë lenta për shikim në distanca të largëta, duhet të përdorin syze për distancat e mesme dhe të afërta. Në një studim klinik 2 vjeçar, që mbështeti aprovimin e FDA për Crystalens, u tregua që dukshëm më shumë pacientë me Crystalens (88 %) mund të shihnin më mirë në të gjithë distancat, krahasuar me pacientët me lenta standarde (36 %).

Pyetje: A mund të korrigjohet pamja ime në 20/20, për lexim dhe për distancë të largët?

Përgjigje: Crystalens është projektuar për të fokusuar sytë tuaj në të gjithë distancat pas kirurgjisë së kataraktës. Ndërkohë që çdokush do të përjetojë një përmirësim të dukshëm të pamjes pa korrigjim (pa syze) pas kirurgjisë, disa njerëz nuk do të shohin 20/20 në të gjithë distancat.

Është interesante të vihet në dukje (përmendet) që shumë njerëz të cilët nuk i janë nënshtruar kirurgjisë, nuk janë në gjendje të shohin 20/20 si afër edhe larg, madje edhe me syze apo lenta kontakti. Kjo është pasojë e një sërë problemesh okulare dhe fiziologjike, si dhe përzgjedhja e stilit të jetës, megjithatë shumica e këtyre njerëzve funksionojnë normalisht edhe pse shikimi i është i reduktuar.

Studimi klinik 2 vjeçar që mbështeti aprovimin e Crystalens nga FDA tregoi se 92 % të njerëzve të përfshirë në studim (implantim në të dy sytë) mund të shihnin 20/25 ose më mirë në distanca të largëta, 96 % mund të shihnin 20/20 në distancë të krahut, dhe 73 % mund të shihnin 20/25 në distancë të afërt pa syze apo lenta kontakti.

Ajo që është edhe më interesante janë të dhënat se:

  • 98 % të këtyre njerëzve mund të kalonin provimin e drejtimit të automjetit;
  • 100 % mund të shihnin kompjuterin dhe tabelën e zezë, të lexonin çmimet në supermarket ose të vendosnin makijazhin në fytyrë;
  • 98 % mund të lexonin librin e telefonit apo gazetën, dhe të gjitha këto pa syze apo lenta kontakti.

Është e rëndësishme të mbahet mend që mprehtësia e të pamurit është subjektive dhe varet nga gjendja okulare dhe fiziologjike e çdo individi në veçanti, gjithashtu edhe nga zgjedhjet e stili i jetesës. Disa pacientë me Crystalens kanë nevojë të vazhdojnë të përdorin syze për aktivitete të posaçme.

Pyetje: Po për pamjen time në distancë të mesme, sikurse puna në kompjuter? Do të jetë e ngjashme me pamjen që sigurojnë syzet trifokale?

Përgjigje: Aftësia juaj për të parë në distancë të gjatësisë gjatësisë së krahut (distanca e mesme) do të shtohet dukshëm me Crystalens. Mbi 96 % të njerëzve të përfshirë në studimin klinik ishin të aftë të shihnin 20/20 në largësinë e krahut pa korrigjim me syze.

Përveç kësaj, cilësia e pamjes krahasuar me përdorimin e xhamave trifokalë, përmirësohet dukshëm. Ju do të keni një spektër të plotë të pamjes, pa pasur nevojë që të anoni kokën për të gjetur atë pjesë të syzeve tuaja që ju bën të mundur të shihni qartë. Ju thjesht drejtoni syrin te diçka dhe Crystalens do të fokusojë automatikisht pamjen tuaj në distancë të përshtatshme, të afërt, të gjatësisë së krahut, ose të largët. Crystalens imiton aftësinë natyrale për fokus të syrit tuaj.

Pyetje: A do të jem unë i aftë për të lexuar në çdo nivel (Intensitet) të ndriçimit?

Përgjigje: Crystalens funksionon shumë ngjashëm me lentën normale të njerëzve. Është e rëndësishme të mbani mend se të pamurit gjatë leximit në ndriçim të dobët ndikohet gjithashtu nga gjendja e përgjithshme e syrit tuaj si dhe nga gjendja e senzorëve të dritës në retinë. Me kalimin e moshës, aftësia jonë për të parë në kushte me ndriçim të ulët mund të fillojë të ulet. Gjithmonë është më mirë të lexoni në kushte me ndriçim të mirë.

Pyetje: Si mund ta di unë nëse jam një kandidat i përshtatshëm për implantimin e Crystalens?

Përgjigje: Mjeku juaj do të realizojë një ekzaminim të hollësishëm dhe do ju këshillojë një plan trajtimi që ju përshtatet me qëllim korrigjimin efektiv të të pamurit tuaj.

Pothuaj se çdo person me gjendje të përgjithshme shëndetësore të mirë është një kandidat për kirurgji implantimi, por për njerëzit me infeksione kronike, diabet të pakontrolluar ose probleme të tjera shëndetësore mund të jetë e nevojshme pritja deri në momentin që këto gjendje të jenë nën kontroll e pastaj të kryhet kirurgjia.

Njerëzit, të cilët më herët kanë qenë të trajtuar kirurgji refraktive korneale, janë kandidatë të pranueshëm për implantimin e Crystalens përderisa syri i tyre gëzon shëndet të mirë. Komunikoni me mjekun tuaj.

Nëse ju jeni trajtuar më herët me kirurgji për katarakte, nuk jeni një kandidat i përshtatshëm për procedurën me Crystalens.

Pyetje: A duhet të implantoj Crystalens në të dy sytë e mi?

Përgjigje: Është tipike që katarakta të zhvillohet në të dy sytë. Nëse vetëm njëri sy ka kataraktë, atëherë nevojitet vetëm një implant. Nëse të dy sytë kanë katarakt dhe pamja e njërit sy është më e dobët, kirurgu do të zgjedhë fillimisht atë sy për të implantuar lentën. Nëse të dy sytë kanë të njëjtën shkallë të kataraktës, kirurgu zakonisht përzgjedh syrin “jo dominant” si sy tek i së pari cili intervenohet.

Mjeku juaj do të shqyrtojë një sërë faktorësh për të vendosur se në cilin sy të implantojë fillimisht lentën, dhe nëse do të jetë e nevojshme edhe për syrin tjetër, kur do ta implantojë në këtë sy.

Pyetje: Sa do të zgjasë procedura e operacionit? A do të ndjejë gjë?

Përgjigje: Procedura me Crystalens zakonisht kryhet në një klinikë kirurgjikale ditore (pa nevojë për shtrim të pacientit). Ju duhet të arrini në qendrën kirurgjikale rreth një orë përpara procedurës. Në syrin tuaj do të hidhen disa medikamente me pika dhe mundet gjithashtu t’ju jepen edhe medikamente të tjera për t’ju ndihmuar të relaksoheni. Pikat në sy e mpijnë syrin tuaj dhe zgjerojnë bebëzën e syrit (pupilën).

Kur të arrini në dhomën e kirurgjisë, ju do të shtriheni në një krevat të rehatshëm, një mikroskop do të pozicionohet mbi syrin tuaj dhe ju do të udhëzoheni për të parë lart drejt dritës së mikroskopit.

Zakonisht, kirurgjia në fjalë kërkon më pak se 20 minuta. Kirurgu do të stabilizojë syrin tuaj me një pajisje, e cila do të mbajë qepallat e syrit tuaj të hapura. Ju nuk do të ndieni dhimbje, veçse një presion të lehtë në syrin tuaj. Gjithçka që ju duhet të bëni është thjesht të relaksoheni dhe të qëndroni pa lëvizur.

Kur kirurgjia përfundon, medikamente të tjera në formë të pikave do aplikohen në syrin tuaj për të parandaluar infeksionin, për të ulur inflamacionin dhe për të mbajtur pupilën tuaj të zgjeruar. Mund t’ju mbyllet syri me një pullë mbrojtëse dhe pastaj do të keni nevojë për dikë që të ngasë automjetin për t’ju kthyer në shtëpi. Kur të arrini në shtëpi, ju duhet të pushoni gjatë ditës. Ju duhet të shmangni çdo aktivitet të sforcuar. Mjeku juaj do t’ju kontrollojë ditën pas kirurgjisë, për të hequr pullën mbrojtëse nga syri dhe për ta ekzaminuar syrin. Mos e fërkoni syrin.

Pyetje: Cilat janë shanset që diçka të shkojë keq me kirurgjinë? Çfarë problemesh mund të lindin?

Përgjigje: Trajtimi i kohëve të sotme për kataraktën është heqja e lentës kristaline dhe zëvendësimi me një lentë implantuese. Crystalens përbën “risinë e fundit” në modelet e lentave implantuese dhe është rezultat i evolucionit prej mbi 50 vjetësh në trajtimin e kataraktës.

Procedura mjekësore për implantimin e Crystalens është e njëjta kirurgji katarakte e vërtetuar si e sigurt, që kryhet në mbi 7 milionë sy në vit, në mbarë botën. Gjatë 25 viteve të fundit janë kryer mbi 40 milionë procedura të tilla. Gjithsesi, meqënëse është në vetvete kirurgji, ajo s’mund të jetë fare pa rreziqe.

Komplikimet e kirurgjisë së kataraktës ndryshojnë nga të lehta, zakonisht efekte anësore të përkohshme, deri në komplikime që kërcënojnë seriozisht pamjen. Për fat të mirë, komplikimet që kërcënojnë pamjen në mënyrë sinjifikante (domethënëse) janë tepër të rralla dhe përfshijnë infeksionin, hemorragjinë, dhe shkolitjen e retinës, por nuk kufizohen vetëm te këto. Këto, si edhe komplikime të tjera, mund të ndodhin si pasojë e heqjes së një katarakte, pavarësisht implantimit apo jo të një lente intraokulare, dhe mund të rezultojë në pamje të ulët, humbje totale të pamjes ose humbje të syrit. Rrezik i mundshëm do të ishte edhe dislokimi (zhvendosja) e lentës dhe nevoja për ndërhyrje kirurgjikale shtesë, sikurse për heqjen e lentës ose për ri-pozicionimin e saj. Përveç këtyre, njerëzit me probleme shëndetësore ekzistuese, sikurse diabet, tension i lartë i gjakut, gjendje inflamatore kronike dhe infeksione kronike janë në risk më të lartë për të zhvilluar komplikime. Të dhënat e sotme tregojnë që 98 % të pacientëve nuk kanë komplikime pas kirurgjisë së kataraktës dhe më shumë se 95 % kanë pamje të përmirësuar.

Doktori juaj do t’ju bëjë një ekzaminim të detajuar dhe do t’ju japë ju të gjitha informatat e nevojshme në lidhje me ndonjë risk të shtuar për ndonjë komplikim.

Pyetje: Si do të jetë shikimi im pas kirurgjisë?

Përgjigje: Shikimi juaj në largësi, si rregull do të jetë shumë i mirë brenda një apo dy ditësh nga intervenimi. Gjithsesi, shikimi juaj në afërsi dhe në distanca të mesme fillimisht mund të jetë i turbullt.

Mund t’ju nevojiten syze leximi si ndihmë për të lexuar gjatë kësaj periudhe.

Pas rreth 2 javësh, do të vëreni se shikimi juaj për distanca të mesme (gjatësia e krahut) do të përmirësohet dhe gjithashtu edhe shikimi për afërsi do të fillojë të jetë më mirë sesa në fillim. Në këtë moment, është e rëndësishme që të ndërprisni përdorimin e syzeve të leximit, në këtë mënyrë ju do të forconi muskujt fokusues që ndodhen në sytë tuaj.

Mund të jenë të nevojshme disa muaj që sytë tuaj të arrijnë potencialin e plotë të fokusimit të tyre. Sa më shumë të përpiqeni për të lexuar pa syze leximi, aq më shpejt ju do të jeni në gjendje të lexoni pa to. Ju mund të vëreni një diferencë në shikim midis dy syve, pasi sytë tuaj të shërohen. Kjo është normale. Nëse diferenca në pamje do të jetë sinjifikante (domethënëse), doktori juaj mund të rekomandojë kirurgji refraktive korneale shtesë. Kjo kryhet zakonisht për korrigjimin e astigmatizmit pas kirurgjisë me implant.

Aftësia fokusuese e çdokujt është e ndryshme. Shumica e njerëzve do të jenë të aftë të shikojnë qartë në distancë të largët, të kenë pamje të shkëlqyer në distancë të mesme dhe do të jenë në gjendje të lexojnë një gazetë pa syze, por disa njerëz mund të jenë më rehat me korrigjim shtesë, veçanërisht për shikimin natën ose në dritën e zbehtë.

Është e rëndësishme të mbani mend se kirurgjia me implant nuk mund të zgjidhë çështjet pamore pre-ekzistuese sikurse turbullimet e lëvizshme (“floaters”), shkëndijat (“flashes”) ose humbjen e fushës pamore, gjendje të cilat janë pasojë e problemeve të tjera të syrit dhe nuk kanë lidhje me lentën.

Për të pasur një mprehtësi pamore optimale disa njerëz mund të kenë nevojë për përdorim të syzeve për distanca të largëta dhe/ose të afërta. Dallimi nga lentat standarde është që për të funksionuar normalisht, shumica e njerëzve nuk do të jenë të varur nga këto ndihmëse shtesë për të parë (syzet).

Pyetje: Çfarë mund të bëhet më tej nëse implanti im nuk siguron fuqi të mjaftueshme fokusuese?

Përgjigje: ekzistojnë arsye të ndryshme se pse fuqia e implantit tuaj mund të jetë e pamjaftueshme për t’ju siguruar ju një pamje të mirë në një varietet të gjerë distancash, duke përfshirë gabimet në matje, kirurgjitë e mëparshme refraktive, p. sh. LASIK, RK, por jo vetëm këto. Në këto raste, është mjeku juaj ai që do të vendosë për planin më të mirë të trajtimit, i cili mund të përfshijë kirurgji shtesë, sikurse heqjen dhe zëvendësimin e implantit Crystalens.

Pyetje: Po në lidhje me shkëlqimin e shtuar (“glare”), problemet gjatë drejtimit të automjetit natën dhe ndjeshmërinë ndaj dritës? A mund të ndodhë që kirurgjia me implant të shkaktojë probleme të tilla?

Përgjigje: Këto simptoma kanë shumë pak gjasa të ndodhin me Crystalens në krahasim me çdo lentë tjetër korrigjuese të presbiopisë. Këto simptoma mund të krijohen ose nxiten nga kirurgjia e kataraktës. Shumë njerëz i raportojnë këto probleme para kirurgjisë së kataraktës dhe sigurisht edhe pas kirurgjisë, gjithsesi, këto rrallë herë paraqesin problematike.

Shpesh ndjeshmëria ndaj dritës është një simptomë e përkohshme. Materiali optik Crystalens është aq i pastër saqë disa njerëz kanë nevojë për kohë deri sa të mësohen me ngjyrat e ndezura dhe dritën intensive përreth, veçanërisht gjatë natës.

Sikurse me çdo lentë intraokulare, shkëlqimi i shtuar (“glare”) mund të krijojë probleme natën kur pupila (bebëza) zgjerohet dhe nganjëherë drita mund të reflektohet nga buzët e implantit dhe të krijojë një shkëndijë drite apo “aureole (halo)” drite. Tipike është që kjo nuk ndodh në fushën qendrore të pamjes, por në periferi. Njerëzit që kanë përdorur lenta kontakti në të kaluarën mund të jenë të njohur me këtë fenomen.

Sërish, shkëlqimet e dritës rrallë bëhen problematike dhe nëse ju shqetësojnë, ekzistojnë një sërë masash që mjeku juaj mund të ndërmarrë për të përmirësuar pamjen tuaj natën, duke përfshirë medikamentet apo syzet për drejtim automjeti natën.

Pyetje: Kur do të jem unë në gjendje për t’iu rikthyer aktivitetit normal pas implantimit refraktiv të Crystalens?

Përgjigje: Si rregull, ju do të jeni në gjendje t’i riktheheni aktivitetit normal brenda disa ditëve pas implantimit, me disa kufizime. Syri juaj mund të jetë i ndjeshëm ndaj prekjes dhe ndaj dritave të forta, por ju duhet të jeni në gjendje për të drejtuar automjetin dhe për t’u rikthyer në punë pas 2-3 ditësh.

Mjeku juaj do t’ju japë medikamente për të parandaluar infeksionin dhe për të ulur inflamacionin, dhe mund t’ju japë gjithashtu një mbrojtëse për të mbuluar syrin gjatë gjumit. Një palë syze dielli plastike, do të ulin ndjeshmërinë tuaj ndaj dritës dhe do të sigurojnë mbrojtje gjatë ditës.

Është e rëndësishme që për disa ditë pas kirurgjisë, ju të evitoni ngritjen e peshave ose shtrëngimet që do të rrisnin presionin në sy. Ju duhet të shmangni gjithashtu fërkimin apo shtypjen e syrit. Ju duhet t’u shmangeni aktiviteteve që do të rrisnin shanset e goditjes së syrit. Përdorni syzet e diellit kur jeni në ambientet e jashtme.

Ju mund të bëni dush dhe të lani flokët për aq kohë sa ju shmangni futjen e sapunit apo të shampos në sy. Shmangni tualetin (“make-up”-in), penelin dhe rimelin për disa javë pas implantimit. Disa javë ju duhet të evitoni pishinat, saunat dhe burimet e tjera të kontaminimit bakterial.

Konsultohuni me mjekun tuaj për rekomandimet në lidhje me aktivitete specifike.

Pyetje: Sa shpesh do të më duhet të kontrolloj sytë e mi te mjeku, pas kirurgjisë?

Përgjigje: Mjeku juaj do t’ju këshillojë në lidhje me shpeshtësinë e kontrolleve të nevojshme për syrin tuaj. Si rregull, mjeku do t’ju shohë një ditë pas kirurgjisë, pas 2-4 javësh dhe përsëri pas 3-6 javësh pas kirurgjisë. Më pas, një ekzaminim vjetor është zakonisht i mjaftueshëm nëse ju nuk keni ndonjë problem specifik.

Pyetje: A mund të shkoj te cilido mjek okulist për kontrollet post-kirurgjike?

Përgjigje: Kirurgu juaj dhe/ose stafi i tij/saj do të duan t’ju shohin menjëherë pas kirurgjisë për t’u siguruar që procesi i shërimit të syrit tuaj po shkon normalisht. Kjo përfshin vizitën e ditës së parë pas operacionit dhe zakonisht vizitën pasardhëse. Pas kësaj, kirurgu mund t’ju lejojë që të vazhdoni me kontrollet te një mjek tjetër i kualifikuar.

Ju duhet të informoni kirurgun tuaj nëse keni dëshirë të vazhdoni të kontrolloheni nga një mjek tjetër pas kirurgjisë, në mënyrë që ai të këshillohet me atë doktor, për të siguruar një nivel të lartë kujdesi. Ju duhet të kontaktoni menjëherë kirurgun tuaj nëse keni ndonjë problem apo dyshim për sytë tuaj pas kirurgjisë.

Pyetje: A do të më duhet të kryej sërish kirurgji për kataraktën?

Përgjigje: Që prej momentit që katarakta juaj hiqet dhe zëvendësohet me një lentë implantuese, nuk do të jetë më e nevojshme t’i nënshtroheni kirurgjisë së kataraktës. Ndonjehere, disa muaj pas vendosjes së lentës në sy, pamja mund të fillojë të turbullohet sërish. Kjo quhet katarakta sekondare dhe ka të bëjë me turbullimin e membranës që rrethon implantin.

Kjo membranë (qesja e kapsulave) dikur ka rrethuar lentën natyrale. Kur katarakta hiqet, lihet kjo membranë në brendësi të së cilës vendoset lenta artificiale. Membrana shërohet përreth lentës artificiale, duke siguruar edhe stabilitetin e saj. Për fat të keq, nganjëherë, të njëjtat arsye që kanë shkaktuar kataraktën origjinale, do të shkaktojnë edhe shumimin e qelizave në membranën pas implantit. Këto qeliza do të bllokojnë pamjen dhe duhet të largohen.

Në këto raste përdoret një laser për të krijuar një hapje në membranën pas implantit, duke përmirësuar menjëherë pamjen. Kjo procedurë nuk shkakton dhimbje, kryhet pa nevojën e një anestetiku dhe kërkon veçse pak minuta. Kur kryhet kjo, nuk do të ketë më nevojë për kirurgji tjetër që të ketë të bëjë me kataraktën tuaj.

Pyetje: Unë kam sy të thatë. A do të më ndihmojë implantimi i lentës për këtë problem ose edhe pas kirurgjisë do të kem nevojë të përdor lot artificial?

Përgjigje: Si rregull kirurgjia me implant do të ketë shumë pak ndikim në sytë e thatë kronikë. Kjo gjendje lidhet me një sërë gjendjesh mjekësore të brendshme dhe të jashtme, dhe nganjëherë është e lidhur me moshën. Ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj për një terapi që ju përshtatet për shkakun dhe gradën e gjendjes suaj si dhe në përputhje me stilin e jetës që ju bëni.

Pyetje: A do të vazhdojë të funksionojë skanimi i syrit për çështje sigurie, pas implantimit të Crystalens?

Përgjigje: Skanimi për çështje sigurie nuk do të ndikohet pas implantimit të Crystalens. Ky skanim zakonisht ka të bëjë me njohjen e strukturës së irisit ose retinës. Implanti nuk ka ndikim mbi skanimin e irisit dhe nuk do të ndikojë në vizuelizimin e retinës nëpër një pupilë me përmasa normale.

Pyetje: Si mund ta di unë se cili mjek është kirurg i kualifikuar për implantimin e Crystalens?

Përgjigje: Të gjithë kirurgët që implantojnë Crystalens kanë kaluar nëpër një trajnim të thellë dhe një kurs vlerësimi në lidhje me të. Si rregull, këta kirurgë kanë kryer kirurgji katarakte prej vitesh dhe shumë nga hapat gjatë procedurës së implantimit të Crystalens janë të njëjta me hapat e operacionit të kataraktës.

Pyetje: Sa kohë do të funksionojë Crystalens?

Përgjigje: Crystalens është implantuar në më shumë se 45.000 pacientë dhe ka pasur sukses të madh. Që prej aprovimit nga FDA në vitin 2003, vazhdojnë të mblidhen të dhëna që tregojnë rezultate të shkëlqyera në shikim, ka pak raportime për komplikime, duke përfshirë këtu edhe shkëlqimin e tepruar (“glare”) dhe aureolat (“halo”) (vizualizim i rrathëve ylberorë përreth dritave).