Kirurgji me laser

sy

Të shohësh përsëri normal dhe më në fund të mos jesh i varur nga syzet e bezdisshme ose lentat e kontaktit është një ëndërr e shumë njerëzve.

Kjo ëndërr mund të bëhet e vërtetë për ju. Metodat e kirurgjisë refraktive me laser për korrigjimin e përhershëm të defekteve të shikimit kanë marrë një zhvillim të madh inovativ me anën e Excimer-Laser. Metodat kryesore janë LASIK, PRK, LASEK, ku LASIK-u është metoda e përdorur më shpesh.

Në kuadër të metodave operative të menduara hollësisht, të vërtetuara shkencërisht dhe të një teknologjie laser të drejtuar nga kompjuteri dhe me saktësi të lartë, sot bëhet e mundur që të korrigjohen në mënyrë të përhershme dhe pa dëmtime, defektet tuaja të shikimit me qëllim që ju të përfitoni një jetë pa syze apo lenta kontakti.

synormal-1

Nëse mendoni që kirurgjia refraktive me laser është zgjedhja juaj më e mirë, ejani në Spitalin Hygeia Tiranë dhe informohuni.

Cilat probleme refraktive të shikimit mund të korrigjohen? 

Ekzistojnë tre probleme ose anomali të refrakcionit të cilat pengojnë shikimin e qartë. Këto janë:

Miopia: Te miopia pika e fokusit shtrihet përpara retinës në brendësi të syrit. Shkaku për këtë mund të jetë: sy tepër i gjatë ose korne tepër e pjerrët, d. m. th. një korne që thyen rrezet së tepërmi.

symiop-1

Hiperopia: Te hiperopia pika e fokusit shtrihet prapa retinës. Shkaku për këtë mund të jetë: sy tepër i shkurtër ose korne tepër e sheshtë, d. m. th. korne që thyen rrezet shumë pak.

syhiperop2-3

Astigmatizimi: Rezulton nga lakueshmëria e çrregullt e kornesë. Prandaj në retinë nuk mund të formohet një pikë fokusi por vetëm një elips dhe si rezultat syri gjithnjë shikon pamje jo të qarta, të shënuara në formë elipsi.

syriastigmatik-2

Pra, forma e kornesë është përcaktuese për qartësinë e shikimit dhe merr pjesë me 60 % në forcën refraktive të syrit. Prandaj, është e logjikshme që gabimet në thyerjen e rrezeve të dritës, të korrigjohen duke e ndryshuar formën e kornesë. Në kirurgjinë refraktive me laser kjo gjë bëhet duke hequr shtresa të imta nga materiali i kornesë me anën e rrezeve të laserit.

A përshtatet syrit juaj për një trajtim lasik/prk/ lasek?

Kirurgjia refraktive me laser mund të përdoret në një fushë të gjerë të problemeve. Veçanërisht është e përshtatshme në rast të miopisë deri -10 dioptri, hiperopisë deri në 4 dioptri dhe astigmatizmit deri në një cilindër prej 5 dioptri.

Si parim, syri duhet të jetë i zhvilluar plotësisht dhe të jetë i qëndrueshëm. Nëse ju jeni nën moshën 18 vjeçare, atëherë rekomandohet që të prisni ende për mjekim. Edhe pacientët tek të cilët problemi refraktiv (dioptria) është dukshëm është ndryshuar në muajt e fundit, është mirë që të presin për ndërhyrje laserike.

Përveç kësaj, ekzistojnë disa sëmundje paraprake si p. sh. perdja e syrit, tek të cilat mjekimi me laser nuk rekomandohet gjithnjë.

Për dallim nga të lartpërmendurit, mjekimi LASIK / PRK / LASEK mund të aplikohet në rastet:

  • Kur pacientët nuk i mbajnë lentat e kontaktit, apo kanë vështirësi në mbajtjen e tyre;
  • Kur pacientët, për shkaqe profesionale, duhet të heqin dorë nga syzet ose lentat e kontaktit;
  • Kur sportistëve, syzet apo lentat e kontaktit u shkaktojnë pengesa në aktivitetet e tyre;
  • Kur njerëzit thjesht nuk duan të mbajnë as syze dhe as lenta kontakti.

Teknika e re, më e mira për sytë tuaj

Në qendrën tonë të laserit punohet ekskluzivisht me aparatura moderne, të besueshme dhe të cilat kanë treguar rezultate kulminante në largimin e dioptrisë, pikërisht me: WaveLight® EX500 Excimer Laser. Ky sistem laseri është momentalisht sistemi më i avancuar dhe më i ri. Duke pasur një nivel repetitiv prej 500Hz, WaveLight® EX500 Excimer Laser, paraqet sistemin më të shpejtë në botë për largimin e dioptrisë, me një shpejtësi prej 1,4 s për dioptri.

Çfarë ndodh me kirurgjinë refraktive me laser?

Qëllimi i kirurgjisë refraktive me laser është korrigjimi i forcës thyese të kornesë, duke hequr shtresa shumë të holla të indit të kornesë. Kornea është e trashë afërsisht 550 μm dhe përbëhet prej disa shtresave. Shtresa optike e rëndësishme, nga e cila largohen pjesë, me anë të laserit, është stroma. Stroma ndodhet menjëherë nën epitel – shtresa mbrojtëse e jashtme e syrit.

Tani ekzistojnë tre metoda të kirurgjisë me laser: PRK, LASIK dhe LASEK. Ato janë të gjitha të njohura nga shkenca, zgjasin vetëm disa minuta dhe si rregull, zbatohen në mënyrë ambulante dhe me anestezi lokale. Objektivi i përbashkët i këtyre metodave është zbulimi i stromës, me qëllim heqjen (largimin) e shtresave të saj me ndihmën e laserit. Dallimi qëndron në rrugën për të arritur këtë qëllim.

Të tre metodat kanë përparësitë e tyre specifike, të cilat diskutohen hollësisht në biseda personale me mjekun.

lasik

Cilat janë rezultatet e kirurgjisë me laser?

Përvojë shumëvjeçare

Që nga vitet tetëdhjetë, problemet refraktive të shikimit mjekohen me sukses me anën e Excimer-Laser. LASIK-u është metoda më moderne për mjekimin operativ të defekteve të shikimit. Prej fillimit të viteve nëntëdhjeta, kjo metodë ka rezultuar si shumë të suksesshme me miliona herë. Veçanërisht, kënaqësia e lartë e pacientëve pas ndërhyrjes, ka sjellë rritjen e dukshme të numrit të mjekimeve në vitet e fundit.

Përvoja shumëvjeçare tregon se në miopi deri në -5 dioptri, në 95 % të rasteve mund të arrihet një korrigjim deri në ±0,5 dioptri, kështuqë syze për largësi nuk është më e nevojshme.

Në përgjithësi, në më shumë se 95 % të rasteve arrihet një korrigjim deri në ±1,0 dioptri.

Në rast të një defekti të madh të shikimit (deri në -10 dioptri) në afërsisht 90 % të rasteve arrihet në një korrigjim deri në ±1 dioptri.