Custom LASIK korrigjon të pamurit me ndihmën e laserit.

Me Custom LASIK ose korrigjim i të pamurit me laser i drejtuar nga Wavefront (Ang. wavefront guided laser vision correction), është arritur një standard i ri duke siguruar matje dhe korrigjim shumë të saktë, më parë të pamundur.

Duke përdorur teknologjinë digjitale të bazuar në WaveScan, në fillim të shpikur për përdorim në teleskopët me fuqi të madhe, për të ulur distorzionet gjatë vëzhgimit të objekteve të largëta në hapësirë, tanimë mund të identifikojmë, matim, dhe korrigjojmë jo-perfeksionet e syve të një individi, 25 herë më saktë sesa me metodat standarde që përdoren për syzet apo lentat e kontaktit. Ky informacion transferohet te laseri, duke siguruar kështu një nivel të ri preciziteti dhe saktësie.

Arritja e potencialit të plotë të pamjes suaj

Modeli i pa përsosmërisë të syrit tuaj është aq unik për ju, sikurse edhe shenjat e gishtave. Para përparimeve moderne të teknologjisë, mjekët mund të përdornin vetëm matjet standarde për të korrigjuar pamjen, që do të thotë që recetat e syzeve mund të siguronin veçse një nivel të caktuar të korrigjimit, pavarësisht nga nevojat e mëdha të individit.

Custom LASIK na lejon të matim këto pa përsosmëri në 200 pika të veçanta. Ne mund të trajtojmë secilën nga këto 200 pika në mënyrë të veçantë për të krijuar kështu një korrigjim të personalizuar të pamjes që do të ishte ideali për ju. Ky trajtim ka potencial të sigurojë pamje më të mirë krahasuar me atë që ju keni parë me syze apo me lenta kontakti.

Rezultate të mira gjatë ditës dhe natës

Një vit pas procedurës Custom LASIK, pacientët e një studimi klinik raportuan rezultatet e mëposhtme, pa ndihmën e syzeve apo lentave të kontaktit:

  • 100 % mund ta kalonin testin e drejtimit të automjetit
  • 98 % mund të shihnin 20/20 ose më mirë
  • 70 % mund të shihnin 20/16 ose më mirë

Në studimin klinik, katërfishi i pacientëve ishin shumë të kënaqur me pamjen natën pas procedurës, krahasuar me numrin e atyre që ishin të kënaqur përpara procedurës, me ndihmën e syzeve apo lentave të kontaktit.