Tek PRK (“photorefractive keratectomy” – keratektomi fotorefraktive (shqip do të ishte KFR)) epiteli hiqet me një shpatull nga sipërfaqja dhe zbulohet stroma që ndodhet nën të. Heqja me laser bëhet drejtpërsëdrejti mbi sipërfaqen e stromës. Deri sa të rritet përsëri epiteli, janë të nevojshme disa ditë. Gjatë kësaj kohe duhet të mbahen lenta syri për mbrojtje dhe duhet të përdoren pika kundër dhimbjes, 3-4 herë në ditë.

LASEK-u është një lloj përzierje prej PRK dhe LASIK-u, tek i cili, si te LASIK-u ngrihet një kapak i vogël, por që këtu përgatitet vetëm nga epiteli dhe heqja me laser të kryhet si tek PRK në sipërfaqen e stromës. Edhe gjatë kësaj metode duhet që për disa ditë të përdoren lenta për sy.