lasik1

LASIK-u (Laser in situ Keratomileusis) për momentin është metoda e zbatuar më shpesh. Fillimisht përgatitet një kapak i vogël nga epiteli dhe nga shtresa e sipërme e stromës i cili ngrihet lartë si një kapak libri. Heqja me laser kryhet këtu, brenda stromës së jashtme. Pastaj kapaku i vogël kthehet përsëri në vend. Epiteli brenda pak orëve mbyll anët e preparuara, dhe syri nuk ngacmohet. LASIK-u është pa dhimbje. 70 % e pacientëve, qysh ditën tjetër mund të drejtojnë përsëri automjetin.