Klinika Gjermane e Syrit është e vetmja në këtë pjesë të Evropës e cila punon me një laser tejet të sigurt Femto-LASIK (Femtosekond -LASIK) duke përdorur mjetet më të reja të Wavelight/Alcon Refractive Suite dhe me këtë, ajo ka në dispozicion një nga sistemet më bashkëkohore në Evropë.

Trajtimi më modern i operacioneve të syrit me LASIK

Femto – LASIK konsiderohet si metodë më moderne dhe më e sigurtë, deri më sot, për korrigjimin e miopisë (shkurtpamësisë), gjegjësisht hiperopisë (largpamësisë) ose astigmatizmit.

Femto – LASIK është një lloj i metodës LASIK, te e cila kapaku i xhepit (flap) të kornesë krijohet me anë të një femtosekondë laseri për dallim nga mikrokeratoma mekanike. Parashtesa “femto-“ në shprehjen “femtosekondë“ është një parashtesë sipas Sistemit Ndërkombëtar të Njësive, (SI) e cila e cakton pjesën e sekondës edhe atë një e kuadrilionta (një e milionta e një miliardës) të sekondës (0, 000 000 000 000 001 s) e cila në këtë rast përshkruan shpejtësinë me të cilën vepron ky laser. Ndryshe nga LASIK-u konvencional, kapaku i xhepit të kornesë nuk krijohet me anë të mikrokeratomës (mikro skalpelit) si te LASIK-u konvencional por me ndihmën e një laseri preciz i cili punon pa kontakt dhe në këtë mënyrë kapaku i krijuar ka formë të saktë dhe trashësi precize, dhe të parashikueshme në krahasim me lamelën e bërë me mikrokeratom. Për herë të parë, LASIK është i mundshëm pa përdorimin e mjeteve mekanike.

 

Avantazhi i madh: Në këtë mënyrë, rezultatet janë më të sakta dhe procesi i shërimit zhvillohet edhe më shpejt. Kapaku i xhepit të krijuar (flap) thithet dhe fiksohet vetvetiu kurse aftësia e plotë e të pamurit kthehet vetëm pas disa orëve. Në vazhdim si opsion mundet të aplikohet edhe metoda LASIK Xtra, për të minimizuar edhe më tej mundësinë e regresionit refraktiv në të ardhmen. Kështu funksionon metoda Femto-LASIK.

Femtosekond laseri formon një kapak xhepi (flap) me ndihmën e një rrezeje laseri të drejtuar me ndihmën e kompjuterit – me fokus në një rrafsh nën sipërfaqen e kornesë kështu që çdo impuls i laserit krijon flluska të vogla, të cilat në vazhdim bashkohen dhe formojnë një cipë (lamelë) të hollë sipërfaqësore e cila si kapak ndahet nga pjesa tjetër e kornesë. Me anë të mikroskopit kirurgjikal dhe monitorit, kirurgu e ndjek saktë përparimin e prerjes që e bën laseri.

Njëjtë si te metodat konvencionale LASIK,  çrregullimitabela3

i të pamurit korrigjohet duke e “gdhendur“ kornenë me ndihmën e Excimer-Laser.

Përfundimisht, kapaku i kornesë kthehet prapë. Ajo thithet dhe fiksohet vetvetiu.

FEMTO LASIK – metoda e preferuar për korrigjimin e të pamurit te këto çrregullime

tabela

Operacion i sigurt i syve me PREMIUM Femto – LASIK i përdorur nga NASA dhe US NAVY

Femto-LASIK (po ashtu e quajtur Femtosecond Laser ose Laser-LASIK) është zhvilluar në ShBA në vitin 2001. Edhe vetë NASA (Administrata Kombëtare Aeronautike Hapësinore Amerikane), nga shtatori i vitit 2007 i trajton problemet e të pamurit te astronautët e saj me Femto-LASIK. Për të parën herë nga ky çast, në konkurset e NASA-s merren parasysh edhe personat që i janë nënshtruar një trajtimi me këtë metodë moderne të LASIK-ut. Pak kohë më parë, rregulloret për LASIK – korrigjim i kishin liruar edhe Marina Amerikane (US Navy) dhe Forcat Ajrore (US Air Force) duke e lejuar metodën Femto – LASIK për te xhet-pilotët në bartëset e aeroplanëve.