Përmbledhin teknika të ndryshme që ndihmojnë në uljen e tensionit me mekanizma të ndryshëm.

Iridotomia me YAG laser – linjë e parë mjekimi në glaukomën me kënd të ngushtë.

Trabekuloplastika me laser – realizon shtimin e drenimit të lëngut të syrit me anë të trajtimit specifik në strukturat e këndit të syrit.

Ciklofotokoagulimi – me anë të fototerapisë me laser realizohet shkatërrimi i pjesshëm i trupit ciliar, organi i syrit që ka si funksion prodhimin e lëngut të syrit. Kjo teknikë bën që prodhimi i lëngut të syrit të ulet, duke sjellë kështu uljen në tërësi të tensionit të syrit. Ciklofotokoagulimi ruhet për raste shumë rezistentë, ku të gjitha metodat e tjera kanë dështuar.