Sklerektomia e thellë dhe viskokanalostomia bëjnë pjesë në kirurgjinë jo filtruese dhe si të tilla janë më pak invazive sesa kirurgjia filtruese, sepse këto e lenë të paprekur dhomën e përparme të syrit (brendësinë e syrit) dhe shmangin krijimin e blebit konjuktival (jastëkut filtrues nën konjunktivë).

Në përgjithësi, këto procedura kanë më pak komplikime sesa kirurgjia standarde filtruese (trabekulektomia), por janë më pak efektive sesa kanaloplastika.