Trabekulektomia është një procedurë kirurgjikale që përdoret për trajtimin e glaukomës me qëllim të uljes së presionit intraokular me anë të heqjes së një pjesëze nga rrjeta trabekulare e syrit. Kjo bën që të krijohet një fistul, nëpër të cilën lëngu i syrit del në mënyrë të vazhdueshme jashtë syrit, nën konjunktivë, duke krijuar atë që quhet jastëk filtrues (bleb konjuktival).

Trabekulektomia mbetet standardi kirurgjikal, por rreziku për komplikacione  (si infeksioni i syrit, rrjedhja e tepërt e lëngut të syrit jashtë etj) është më i lartë sesa në metoda si Kanaloplastika apo Sklerektomia e thellë.