Në stadet fillestare të keratokonusit përmirësimin e shikimit mund ta ndihmojnë syzet, por me avancimin e saj syzet bëhen jo efikase dhe përdorimi i lentave të kontaktit të forta (rigide) mundëson një korrigjim më të mirë të shikimit.

Në rastet kur sëmundja progreson dhe kur pacientët nuk tolerojnë dot lentat e kontaktit rekomandohen metodat e tjera të trajtimit:

  • Metoda Cross-linking
  • Metoda Cross-linking Laser
  • Unazat korneale
  • Keratoplastika (transplant i kornesë)