Është një metodë e cila përdoret vitet e fundit, për të përmirësuar jo vetëm formën e kornesë të dobët por edhe shikimin me syze ose lentë kontakti.

Trajtimi konsiston ne 2 etapa:

Etapa e parë–është reduktimi me Eximer Laser i miopisë, hipermetropisë dhe astigmatizmit atipik, i cili është vështire të korrigjohet me syze ose lentë kontakti, duke mundësuar kështu një kualitet të lartë shikimi.

Ne etapën e dytë – behet i mundur trajtimi me metodën kross linking duke forcuar kështu kornenë e dobët.