Është një metodë trajtimi, e cila bazohet në aplikimin e pikave të Riboflavinës (vitamines B2) dhe rrezeve ultraviolet. Kjo metodë trajtimi bën të mundur krijimin e lidhjeve të forta të kolagjenit të kornesë. Kështu kornea forcohet mekanikisht dhe progresi i keratokonusit mund të ndalohet. Qëllimi i këtij trajtimi është forcimi i kornesë dhe frenimi i avancimit të sëmundjes. Pas procedurës pacientët mund të kenë nevojë të përdorin përsëri lentë kontakti ose syze për të përmirësuar shikimin.