Shumë individë që kanë kryer një kirurgji të mëparshme me implantimin e një lente artificiale në syrin e vet, nuk janë të kënaqur me cilësinë e pamjes që përfitohet.

Në disa raste, atyre u duhen syze për të përmirësuar pamjen në distancë. Në raste të tjera, ata janë të kënaqur me pamjen në distancë, por dëshirojnë eliminimin e syzeve për distancat e afërta.

Te personat të cilëve u është implantuar një lentë artificiale në moshë të vogël, me rritjen e fëmijës, optika e syrit ndryshon, për shkak të rritjes së përmasave të syrit. Kjo bën që, lenta e parë e implantuar nuk realizon dot një pamje shumë të pastër.

Në të gjitha këto raste, një zgjidhje mund të jetë shtimi i një lente të dytë speciale (lenta Add-on). Kjo do ishte më pak traumatike për syrin, sesa heqja e lentës së parë dhe futja e një lente tjetër me parametrat e kërkuar.

Çdo rast është specifik. Është mjeku juaj ai që do ju këshillojë ndërhyrjen më të përshtatshme për syrin tuaj.

Lentat pseudofake suplementare Rayner Sulcoflex® për korrigjimin e pamjes në largësi

Sulcoflex® Multifocal Torike realizon:

  • korrigjimin e astigmatizmit
  • korrigjimin e pamjes në largësi dhe afërsi.