Lenta intraokulare Acrysof IQ Asferike – performancë në pamje, atëherë kur nevojitet më shumë

Modeli asferik i lentës intraokulare Acrysof IQ asferike siguron qartësi dhe cilësi imazhi më të mirë

E provuar në aftësinë e saj për të siguruar një performancë të shkëlqyer në pamje, edhe në situatat më sfiduese, lenta intraokulare Acrysof IQ Asferike siguron:

  • Aberracione sferike dhe totale më të pakta
  • Pamje funksionale të përmirësuar në të gjitha situatat
  • Ndjeshmëri kontrasti më të lartë në kushte mezopike
  • Mbi 50 milion implantime në mbarë botën

Modeli asferik

Pas analizimit të më shumë se 700 korbeve, lenta intraokulare Acrysof IQ Asferike u prodhua me një aberracion sferik negativ për të kompensuar aberracionin pozitiv te një korne mesatare. Ky model asferik çon në përmirësim dramatik të qartësisë së pamjes dhe të cilësisë së imazhit, me reduktim të aberracioneve.

Lenta intraokulare sferike

Kur rrezet e dritës përthyhen më shumë sesa duhet, në periferinë e një lente sferike, ndodh aberracion sferik.

Lenta intraokulare asferike

Një lentë intraokulare asferike i drejton rrezet e dritës në mënyrë të tillë që rregullon aberracionet e mundshme sferike të kornesë.

Cilësia e imazhit

Lenta intraokulare Acrysof IQ krijon një aberracion sferik mesatar të syrit prej rreth 0,1 µ.

Kur krahasohet me një lentë intraokulare sferike, Acrysof IQ asferike tregon një ulje statistikore domethënëse të aberracioneve.

Drejtimi i automjetit natën

Drejtimi natën i automjetit përbën një shkak të zakonshëm të ankthit te pacientët me kataraktë. Faktorët e tjerë shtesë sikurse mjegulla, shkëlqimi dhe shpejtësia e madhe e lëvizjes, paraqesin një rrezik edhe më të madh. Në kushte të ngjashme, kur krahasohet me një lentë kontrolli, lenta intraokulare Acrysof IQ asferike:

  • Funksionon më mirë në 34 nga 36 gjendje
  • Pamje funksionale e përmirësuar në kushtet sfiduese të botës reale
  • U lejoi pacientëve më shumë kohë për të ndërmarrë veprimin e duhur

Një pjesë e pacientëve ju nënshtruan testimit në një simulator për drejtimin e automjetit natën. Pacientët u testuan në njërin sy (pamje mono okulare) në kushte që simulonin kushtet e qytetit apo të fshatit, në kushte të kthjellëta, apo në kushte mjegulle e ndriçimi.

Pacientët me lentë intraokulare Acrysof IQ asferike patën një rritje mesatare prej 40 metër të distancës nga një shenjë rreziku që shikonin.

Ndjeshmëria ndaj kontrastit

Lenta intraokulare Acrysof IQ asferike është projektuar për të funksionuar në kushte me ndriçim të ulët, duke përmirësuar ndjeshmërinë e kontrastit dhe pamjen funksionale te pacientët që kanë më shumë nevojë për të.