Acrysof ReSTOR® – prodhuar nga ALCON

Çfarë është ReSTOR®?

Lenta intraokulare posteriore difraktive e apodizuar AcrySof ReSTOR® është një lentë artificiale e përhershme. Lenta ReSTOR® është
konvekse në të dy faqet dhe përbëhet nga një plastikë e butë. Kjo lentë paloset dhe futet në sy nëpërmjet një prerjeje të vogël, më të vogël sesa diametri optik i lentës. Pas insertimit, lenta shpaloset me kujdes për të “rikthyer” (ReSTOR®) pamjen. Krahët e lentës bëjnë të mundur një pozicionim korrekt të saj brenda syrit.

Si funksionon kjo lentë?

Lenta intraokulare AcrySof ReSTOR® zëvendëson lentën natyrale të syrit. Ajo ka një model optik patentë që përdor teknologjinë e apodizimit, difraksionit dhe refrakcionit. Modeli optik difraktiv, i apodizuar, i bën të mundur kësaj lente fokusimin e saktë të dritës në retinë për objekte të ndodhura në distanca të ndryshme, pa pasur nevojën e lëvizjes mekanike të lentës.

  • Apodizimi është një reduktim ose mbivendosje (Ang. “blending”) e lartësive të shkallëve difraktive.
  • Kjo teknologji unike e menaxhon në shkallë optimale energjinë e dritës që shkon në retinë, sepse shpërndan sasinë e duhur të dritës në pikat fokale të afërsisë dhe largësisë, pavarësisht gjendjes së ndriçimit.
  • Optikat difraktive të apodizuara janë projektuar për të përmirësuar cilësinë e imazhit, në të njëjtën kohë duke minimizuar shqetësimet pamore. Kjo do të rezultojë në përmirësimin e cilësisë së pamjes që siguron një pavarësi të madhe ndaj syzeve.

Kur përdoret ReSTOR®?multifocal-restor-2

Lenta intraokulare ReSTOR® përdoret në pacientët e rritur me ose pa presbiopi, që dëshirojnë pamje për afër, distancë të mesme dhe të

largët dhe pavarësi më të madhe nga syzet apo lentat e kontaktit. Kjo lentë është aprovuar nga FDA për përdorim pas kirurgjisë së kataraktës.

Çfarë do të jetë e aftë të realizojë ReSTOR®?

Një studim klinik ka treguar që lenta intraokulare AcrySof ReSTOR® siguron pamje të mirë në afërsi, distancë të mesme dhe distancë të largët, si dhe pavarësi të rritur ndaj syzeve.

Kur nuk duhet përdorur ReSTOR®?

Nuk ekzistojnë kundër indikacione të njohura. Gjithsesi, bazuar në provat klinike të FDA, Alcon, prodhuesi i lentës, ka përcaktuar që llojet e mëposhtme të pacientëve ndoshta nuk duhet të vendosin lentën intraokulare difraktive të apodizuar AcrySof ReSTOR®:

  • Pacientët që janë hiperkritikë me pritshmëri jo reale
  • Pacientët me ankesa të tepërta për recetat e syzeve të tyre
  • Pacientët që për të siguruar jetesën drejtojnë automjetin natën ose ata për të cilët profesioni apo hobi i të cilëve varen nga një pamje e mirë natën
  • Pacientët të cilët janë pilotë amatorë apo të linjave ajrore komerciale
  • Pacientët të cilët gjatë gjithë jetës janë ankuar për shkëlqim të tepruar të dritave (“glare”)
  • Pacientët që janë të lumtur me mbajtjen e syzeve
  • Pacientët që kërkojnë garanci në lidhje me rezultatet kirurgjikale.

Kush është një kandidat i mirë për lentën intraokulare ReSTOR®?

Virtualisht, çdokush që ka katarakt dhe është me shëndet të mirë mund të jetë një kandidat për kirurgjinë me implant, por njerëzit me infeksione kronike, diabet të pakontrolluar ose probleme të tjera shëndetësore mund të duhet ta shtyjnë kirurgjinë deri në momentin që këto gjendje të jenë nën kontroll.

Njerëzit që i janë nënshtruar kirurgjisë së mëparshme të syrit me laser, duke përfshirë LASIK, Custom LASIK, PRK, LASEK, Epi LASIK apo çdo kirurgji tjetër korneale me Laser, mund të jenë kandidatë të pranueshëm për implantimin e ReSTOR® për aq kohë sa sytë e tyre janë në gjendje të mirë shëndetësore. Pas një ekzaminimi dhe konsultimi të hollësishëm, kirurgu juaj do të jetë në gjendje për t’ju këshilluar nëse ju kualifikoheni për implantin ReSTOR®.