Lentat Acrysof standarde, janë lenta sferike të prodhuara nga firma Alcon, lider në fushën e oftalmologjisë në botë.

Këto lenta e ruajnë syrin nga rrezatimi i jashtëm ultraviolet, por jo edhe nga spektri blu i dritës.

Ndryshe nga lentat asferike, lentat standarde sferike nuk i shpëtojnë dot shpërndarjes së çrregullt të dritës në buzët anësore të saj.

Ndryshe nga lentat torike, lentat standarde sferike nuk e korrigjojnë dot astigmatizmin. Kështu, në rastet kur pacienti ka pasur nevojë për syze me korrigjim cilindrik para operacionit, atëherë ai sërish do të ketë nevojë për syze të tilla pas heqjes së kataraktës.

Pra, në rastet kur pacienti dëshiron precizitet të lartë në fokusimin e dritës në retinë, preferohet implantimi i lentave më të sofistikuara. Përndryshe, këto lenta janë të certifikuara dhe siguria dhe funksioni i tyre janë të sigurta.