Lentat Acrysof IQ Torike

  • Drejt një niveli tjetër në korrigjimin e saktë të astigmatizmit

Midis një liste të gjatë të inovacioneve të Alcon për lentat intraokulare, lenta e re AcrySof® IQ Toric zë platformën më të besuar për korrigjimin e saktë të astigmatizmit dhe shton cilësinë e përmirësuar të imazhit me një lentë asferike, duke e ngritur lentën torike në një nivel tërësisht të ri.

Me kombinimin e përfitimeve nga toriciteti dhe asfericiteti, lenta intraokulare AcrySof® IQ Toric ofron me të vërtetë më të mirën e të dy botëve.

Korrigjimi i astigmatizmit

  • Modeli unik torik u ofron pacientëve me astigmatizëm mundësinë për një pamje binokulare të pavarur nga syzet për distancat e largëta.
  • Modeli i kësaj lente siguron stabilitet rotacioni të veçantë, me rrotullim mesatar më pak sesa 4° në 6 muaj pas implantimit.
  • Spektri përfshin pacientët me nivele të ulëta të astigmatizmit.

Performancë pamore

  • Teknologjia asferike e provuar ulën aberracionet sferike dhe të nivelit të lartë
  • Optika asferike ofron senzitivitet të shtuar për kontrastin dhe pamje funksionale më të mirë në mjediset sfiduese
  • Kromofori që posedon filtron dritën blu

Lenta AcrySof® IQ Toric – inovacione në model preciz

Kushtojini pak më shumë vëmendje elementëve që e bëjnë AcrySof® IQ Toric teknologjinë më të fundit për lentat intraokulare:

  • Optikë asferike torike bikonvekse
    • Ofron një indeks refraktiv të lartë prej 1,55
    • Megjithëse ka përmasa të plota me optikë prej 6,0 mm, është në gjendje të paloset përpara insertimit, duke lejuar futjen nëpër një prerje më të vogël sesa përmasat e saj
    • Kjo lentë është më e hollë duke lehtësuar insertimin
    • Pamje distance e shtuar, e pavarur nga syzet
  • Sipërfaqe të pasme torike
    • Reduktim i cilindrit refraktiv rezidual
    • Pamje distance e shtuar, e pavarur nga syzet
  • Sipërfaqe e përparme asferike
    • Reduktim i aberracioneve
    • Shtim i senzitivitetit ndaj kontrastit në kushte me ndriçim të mesëm
    • Përmirësim të pamjes funksionale
  • Haptikë (mbështetëse) të qëndrueshëm ndaj forcave
    • Këto e mbajnë lentën shumë stabile dhe të centruar në qesen kapsulare
    • Modeli me haptikë fleksibël siguron një vendosje optimale në qesen kapsulare, pavarësisht përmasave
    • Materiali i lentës lidhet me fibronektinën duke siguruar adezion në kapsulën anteriore/posteriore