1. E drejta të përdorë shërbimet

Çdo individ që aplikon në kliniken tonë ka të drejtë të përdorë të gjitha shërbimet që ofrohen, pavarësisht nga gjuha, besimi fetar, raca apo sekti të cilit i përket.Pacientët tanë kanë të drejtë të marrin informacion në lidhje me shërbimet diagnostikuese dhe mbi shërbimet e trajtimit të ofruara nga klinika jonë dhe në lidhje me mënyrën se si mund të përfitojnë prej tyre.

2. E drejta e informimit dhe konfirmimit

Të gjithë pacientët tanë kanë të drejtë të marrin informacion të plotë në lidhje me ndërhyrjet e propozuara mjekësore, rreziqet e mundshme dhe përfitimet, alternativat, rezultatet e mbeturit pa u trajtuar dhe gjendjes së tyre mjekësore duke përfshirë dhe procesin e ardhshëm që do të ndërmerret. Ky informacion u jepet atyre drejtpërdrejtë ose nëpërmjet përfaqësuesve të tyre ligjorë, në një gjuhë të kuptueshme për ta.
Të gjithë pacientët tanë kanë të drejtë të marrin një kopje të printuar të regjistrimit të procedurave të tyre mjekësore, nëse ata paraqesin kërkesën e tyre me shkrim për këtë.
Përveç informacionit dhe konfirmimit në lidhje me detyrimet mjekësore dhe ligjore, pacientët tanë kanë gjithashtu të drejtë të vendosin për trajtimin pasi të kenë marrë informacion në lidhje me çështje të tilla si rreziqet e efekteve anësore serioze, rrezikun e humbjes së jetës, problemet në lidhje me periudhën e rigjenerimit apo gjasat e suksesit. Përdorimi i kësaj të drejte nga pacientët tanë do të thotë se ata kanë konfirmuar procedurat e planifikuara për tu zbatuar.
Pacientët tanë kanë të drejtë të marrin informacion të mjaftueshëm për të bërë vlerësimin e duhur në lidhje me dhimbjen dhe për trajtimin e saj.
Pacientët tanë dhe familjet e tyre kanë të drejtë të marrin informacion në lidhje me mënyrën e kryerjes së zgjedhjes për të dhuruar organet dhe indet e tjera.
Pacientët tanë dhe familjet e tyre kanë të drejtë të marrin informacion në lidhje me mënyrën se si ata mund të marrin pjesë në kërkimet klinike dhe eksperimentet që kryhen në klinike.Gjithashtu, pacientët të cilët pranojnë të marrin pjesë në këto veprimtari dhe familjet e tyre kanë të drejtë të marrin informacion në lidhje me mënyrën se si mbrohen në këtë rast.
Pacientët tanë kanë të drejtë të marrin informacion të qartë në lidhje me misionin e klinikes.

3. E drejta e njohjes, zgjedhjes dhe ndërrimit të personelit

Pacientët tanë kanë të drejtë të informohen në lidhje me identitetin, detyrat dhe titujt e mjekëve, infermierëve dhe personelit tjetër të kujdesit shëndetësor, dhe kanë gjithashtu të drejtë ta zgjedhin apo ndryshojnë këtë personel.

4. E drejta e zgjedhjes dhe ndërrimit të institucionit

Pacientët tanë kanë të drejtë të zgjedhin dhe të ndryshojnë institucionin apo qendrën e kujdesit shëndetësor, me kusht që të veprojnë në përputhje me kushtet e legjislacionit të cilit i nënshtrohet pacienti.

5. E drejta për të refuzuar ose ndaluar trajtimin

Pacientët kanë të drejtë të refuzojnë apo të ndalojnë zbatimin e trajtimit të planifikuar apo që është duke u aplikuar përveç rasteve kur është ligjërisht e detyrueshme të vazhdohet trajtimi dhe me kusht që ata të marrin përsipër përgjegjësinë e rezultateve të mundshme negative.

6. E drejta e privatësisë

Pacientët tanë kanë të drejtë të marrin shërbim në kushte të përshtatshme me privatësinë gjatë gjithë periudhës së trajtimit.Gjendja shëndetësore, gjendja mjekësore dhe të gjitha informacionet private të të gjithë individëve të cilët aplikojnë në kliniken tonë, janë të mbrojtura në mënyrë të tillë që të qëndrojnë të fshehta edhe pas vdekjes.Informacionet në lidhje me pacientët mund të deklarohen vetëm me lejen e qartë të tyre ose me vendim të posaçëm gjykate.

7. E drejta për tu respektuar

Pacientët tanë kanë të drejtë të kryejnë ekzaminime dhe të trajtohen me respekt, me mirësi dhe mirësjellje duke siguruar mbrojtjen e reputacionit të tyre personal në çdo kohë dhe në çdo lloj rrethane.

8. E drejta të kërkohet konsultim

Pacientët tanë kanë të drejtë të kërkojnë një konsulent për diagnostikimin dhe trajtimin e tyre. Konsulenti sugjeron një trajtim por mjeku primar,përgjegjës për pacientit miraton procedurat.

9. E drejta e Sigurisë

Gjithkush ka të drejtë të presë ose të kërkojë të jetë i sigurt në institucionin e kujdesit shëndetësor.Klinika jonë ka marrë të gjitha masa paraprake të nevojshme për sigurinë e jetës dhe pronës së pacientëve tanë, vizitorëve dhe shoqëruesve të tyre. Në kliniken tonë janë marrë gjithashtu masa të përshtatshme për mbrojtjen e fëmijëve, personave me aftësi të kufizuara dhe pacientëve të moshuar (që janë vetëm,që kanë nevojë për kujdes, që nuk kanë shoqërues).

10. E drejta për të pasur shoqërues dhe për të pranuar vizitorë

Pacientët tanë kanë të drejtë të pranojë vizitorë dhe të kenë shoqërues gjatë periudhës së ndenjjes në klinike, në përputhje me procedurat dhe parimet e përcaktuara nga klinika jonë.

11. E drejta për tu ankuar / për të paraqitur opinion apo sugjerime

Në rastet e shkeljes së të drejtave të pacientit, pacientët dhe familjet e tyre kanë të drejtë të fillojnë zbatimin e mekanizmit të ankesës, rishikimit, finalizimit dhe marrjes së informacionit në lidhje me rezultat e kësaj procedure.

12. Rregullat dhe aplikimet e institucionit të kujdesit shëndetësor

Pacientët tanë kanë të drejtë të marrin informacion në lidhje me rregullat dhe procedurat spitalore që do të aplikohen për ta.

13. Shpenzimet e diagnostikimit dhe trajtimit

Pacientët tanë kanë të drejtë të dinë çmimin e shërbimit të trajtimit para se të fillojnë trajtimin dhe më pas, kanë të drejtë të kërkojë dhe të marrin një faturë të qartë dhe të detajuar në lidhje me pagesën e shërbimit që kanë marrë.

Përgjegjësitë e pacientëve

1. Dhënia e informacionit

Kjo përgjegjësi përfshin përgjegjësinë që ka pacienti për tu dhënë mjekëve dhe infermiereve përgjegjëse për shërbimet mjekësore, të gjithë informacionin e duhur dhe të plotë në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.

2. Pajtueshmëria me Sugjerimet

Pacientët tanë kanë përgjegjësi të zbatojnë planin e terapisë të sugjeruar nga mjeku i tyre dhe të pranojnë që personeli i klijikes të zbatojë planin e kujdesit shëndetësor sipas udhëzimeve të mjekut.

3. Refuzimi i trajtimit të planifikuar

Pacienti ynë është përgjegjës për pasojat e refuzimit të trajtimit të planifikuar.

4. Respektimi i rregullores së institucionit të kujdesit shëndetësor

Pacientët tanë janë përgjegjës tu binden rregullave dhe procedurave të aplikuara në institucionin tonë shëndetësor.

5. Sjellja me respekt

Pacientët tanë janë përgjegjës të veprojnë në përputhje me masat paraprake dhe rregullat që do të zbatojë klinika, në raste të tilla si zhurmat, vizitorët apo tymi, që shqetësojnë apo paraqesin rrezik për pacientët dhe familjet e tyre.

6. Kontrolli i Infeksionit

Nga pacientët tanë dhe familjet e tyre pritet të jenë të kujdesshëm në lidhje me të gjitha masat që janë sugjeruara për të ndaluar përhapjen e infeksionit.

7. Përgjegjësia për të bërë pagesën

Pacientët tanë janë përgjegjës për të bërë pagesat e shpenzimeve të ekzaminimeve, diagnostikimit dhe trajtimit.Pacientët tanë dhe familjet e tyre nese qëllimisht demtojne pronën e patundshme dhe materialet e konsumit, janë përgjegjës të paguajnë për to.

8. Shoqëruesit dhe vizitorët

Pacientët tanë janë përgjegjës të pranojnë në të njëjtën kohë, numrin më të vogël të mundshëm të vizitorëve, të cilët nuk duhet të sjellin ushqime apo pije dhe të mos përdorin sendet personale të pacientëve të tjerë.Gjithashtu, vizitorët janë përgjegjës të respektojnë orarin e vizitave të klinikes.

*** Kjo deklaratë, është përgatitur sipas Kartës Shqiptare të Drejtave të Pacientëve dhe në përputhje me vendimet e marra në Deklaratën e Amsterdamit.