Risi te ne. Trajtim me laser të sofistikuar LenSx

Metodat më të reja të operacionit me laser mundësojnë, për të parën herë, implantim të lentave artificiale për trajtimin e presbiopisë dhe kataraktës pa intervenim me thikë. Numri më i madh i hapave të cilat janë të nevojshme gjatë operacionit të presbiopisë, tani munden të bëhen me ndihmën e laserit. Ky trajtim është shumë suptil dhe tejet preciz pasi që, siç u tha drejtohet nga kompjuteri.

Burimi i përdorur i laserit, përdor impulse femtosekonde, të cilat dërgohen në sy, në pozitat paraprakisht të përcaktuara saktë. Të gjitha proceset kirurgjikale kryhen me saktësi të kontrolluar nga kompjuteri.

Për të fituar rezultate edhe më të sakta, një skaner i integruar e lidh syrin tuaj me njësinë kirurgjikale e cila drejtohet me anë të imazhit, kështu që, si kompjuteri i LenSx laserit po ashtu edhe operatori, në çdo çast marrin imazhe të sakta në kohë reale, gjatë procedurës të laserit. Te operacionet pa teknologji me laser nevojiten prerje në sy dhe përdorim i instrumenteve konvencionale dhe skalpelëve. LenSx Laseri i bën këto hapa kryesore të operacionit me një femtosekond laser të drejtuar me anë të imazhit- një nga aparatet më moderne të këtij lloji. Ai përdor impulse laseri ultra të shkurta, për të bërë prerjet e dëshiruara të kornesë si dhe të bëhet hyrje deri te lenta natyrore dhe dërrmimin e saj në mënyrë të mbrojtur – e gjitha kjo me precizitet të skajshëm.

Avantazhet e operacionit të presbiopisë me laser

  • Prerje më precize e kornesë me anë të laserit (pa thikë)
  • Stabilitet më i lartë i syrit
  • Precizitet i pavarur nga faktorët e jashtëm
  • Hapje më precize e kapsulës së përparme të lentës
  • Video mbikëqyrje në kohë reale
  • OCT-Kontroll me rezolucion të lartë gjatë trajtimit
  • 40 % më pak energji ultrasonike për mënjanimin e lentës natyrore
  • E mundshme është që njëkohësisht të bëhet korrigjimi i astigmatizmit
  • Planifikim më i saktë i procedurës së operacionit dhe rezultateve
  • Pozicionimi më i saktë i lentës artificiale sjell cilësi më të mirë të të pamurit

Këto hapa i ndërmerr femtosekond laseri

Kapsulorhexis (hapja e kapsulës të lentës):

Me përdorimin e femtosekond laserit, hapja e kapsulës të lentës bëhet ekzakt e riprodhueshme. Shumë rrallë ndodh që lenta e implantuar të dalë nga kjo qese e kapsulës (Luxation), të zhvendoset ose të anohet. Prandaj, aftësia e të pamurit pas operacionit është më saktë e parashikueshme dhe më e mirë. Po ashtu më rrallë paraqitet çarje e anës së përparme të kapsulës të lentës, që e rrit sigurinë e operimit.

Prerja e kornesë:

Femtosekond laseri mundëson prerje të riprodhueshme ekzakt, në më shumë shkallë në formë të tunelit, të cilat përputhen më saktë se sa një prerje manuale. Kjo e zvogëlon rrezikun nga infeksioni dhe gjithashtu rrit sigurinë e operimit.

Dërrmimi i bërthamës të lentës (fragmentimi bërthamor):

Në rastet me fortësi më të ulët të bërthamës femtosekond laseri mundet ta presë bërthamën e lentës në fragmente shumë të vogla dhe pastaj është e nevojshme vetëm aspirim. Te rastet me fortësi më të lartë të bërthamës, bërthama mundet të fragmentohet me anën e laserit dhe këto fragmente përfundimisht të thithen me fakoenergji të reduktuar.

Korrigjimi i astigmatizmit:

Korrigjimi manual i astigmatizmit është shumë i pasaktë, nëse do të përdorej ndonjëherë. Këtu, femtosekond laseri mundëson rezultate dukshëm më të mira. Kjo është e rëndësishme posaçërisht te lentat multifokale, pasi që ato japin rezultate të mira te emmetropia post operative.

Shkëmbimi i lentës me femtosekond laser është më i sigurt, preciz dhe pason me rezultate më të sakta optike.