KLINIKA E SYVE DEmed

Sytë tuaj meritojnë më të mirën!

Klinika DEmed ofron një spektër të gjërë të ekzaminimeve dhe trajtimeve  standarde të syrit dhe njihet për ofrimin e një sërë të procedurave kirurgjike t avancuara. Në mesin e tyre, operacioni i kataraktës, operacioni i glaukomës,  trajtimet e ndryshme të syrit me laser, intervenimet e retinës, implantimet e lenteve Premium për një jetë pa syze.

Të gjitha trajtimet janë të bazuara në standardet më të larta të mjekësore, të quajtura standarde të arta. Përfitoni nga përvoja jonë dhe pajisjet më moderne të ditëve të sotme. Mjekët oftalmologë në klinikën DEmed ju mirëpresin t’ju shoqërojnë dhe qëndrojnë afër gjatë trajtimit tuaj.

8:0018:00
Ma 8:0018:00
8:0018:00
Enj 8:0018:00
Pr 8:0018:00
Sht 8:0013:00

Me qëllim që të jemi në gjendje të mbajmë hapur klinikën gjatë pandemis së Covid-19, aplikohen rregullat e mëposhtme:

  • Orari i punës së klinikës përditësohet në baza ditore.
  • Termini i vizitës tuaj mbetet sipas caktimit të bërë.
  • Të gjitha caktimet e intervenimeve mbeten poashtu sipas dakordimit. Te ne, këto intervenime kryhen në dhoma të certifikuara dhe me nivelin më të lartë të sterilizimit.

  • Konsultimi fillestar për “Një jetë pa syze” bëhet brenda orëve të video-konsultimit. Ne vazhdojmë t’ju ofrojmë konsultime fillestare, por vetëm në formë digjitale. Pas caktimit të terminit, ju do të pranoni një ‘vegëz-link’ për video-konferencë.

Poashtu, aplikohen edhe rregullat e mëposhtme:

  • Të gjithë pacientët të cilët kanë shenja të infeksionit me Corona/Covid-19, qoftë vet apo në rrethin e afërt, luten të mos hyjnë në klinikat tonë! Ju lutem na kontaktoni me telefon.

  • Mbajtja e maskës është e domosdoshme në të gjitha dhomat!
  • Ju lutem lani duart tuaj mirë, para se të hyni në klinikat tona.
  • Nuk lejohen përcjellës në dhomat e pritjes.

    Pas regjistrimit, kërkojmë nga përcjellësit tuaj që të presin para apo afër klinikës. Ne do ta kontaktojmë personin që ju përcjell sapo të kreni kryer vizitën në klinikën tonë.

  • Kërkojmë nga ju që mos të shtrëngoni duart me tjerët gjatë përshëndetjes.

  • Ju lutem mbani distancën e nevojshme me stafin tonë dhe pacientët tjerë.

Qëndroni të shëndetshëm.

Ekipi juaj i DEmed.

BORDI MENAXHUES

DR. SPEC. MINIR ASANI

DREJTOR EKZEKUTIV
& DREJTOR KIRURGJIK

Dr. Minir Asani përfundoi trajnimin e tij si specialist i syve në shumë vende, përfshirë ish-Jugosllavinë, Gjermaninë dhe SHBA-të. Sot, numëron më shumë se 20 vite përvojë pune, në fushën e oftalmologjisë dhe kirurgjisë okulistike. Në vitin 2000, ai u bë rezident në Lünen, ku vazhdoi kualifikimin e tij profesional në fushën e oftalmologjisë. Dhe pikërisht Lünen, ishte vendi ku ai themeloi qendrën e parë të laserit të syve në rrethin e Unna-së. Fushat specialistike të Dr. Asanit në lëminë e oftalmologjisë, ndër të tjera përfshijnë kirurgjinë e kataraktës, kirurgjinë refraktive (metodën LASIK, implantimin e lenteve multifokale, lenteve torike, etj.) dhe trajtimin e Sindromit të syrit të thatë.

Dr. Asani është bashkëthemelues dhe partner menaxhues i klinikave të syrit dhe qendrave kirurgjikale DOmed në Dortmund dhe Lünen.

Sot, ai ushtron profesionin e tij në klinikën DOmed Lünen, klinikën DOmed Westfalen dhe qendrën DOmed të syrit të thatë.

Dr. Asani është anëtar i shoqatave të oftalmologjisë në vijim:

DR. Klajda Bardhi

1999-2005 Ka mbaruar me rezultate të larta Univerzitetin e Mjekësisë dhe Farmacisë Gr. T. Popa, Rumani

2005-2010 ka kryer specializimin në departamentin e oftalmologjisë në spitalin e Neurokirurgjisë N. Oblu, ku është diplomuar me titullin: “M. D. (Doctor in Medicine) në oftalmologji”

2005-2006 Neurooftalmologji, diagnostikim e trajtim

2007-2008 Glaukome, diagnostikim, trajtim dhe trajnim kirurgjikal

2008-2009 Oftalmologji Pediatrike dhe Strabismus: diagnostikim, trajtim, trajnim kirurgjikal intensiv

01.01.2010-01.06.2010 bashkëpunon për sëmundjet e retinës, veçanërisht për trajtimin me laser te RETINOPATISË DIABETIKE dhe kirurgjinë vitreoretinale me dr. N. Ianopol.

Eksperiencë pune:

2011-2012 Oftalmologe në qendrën mjekësore ‘Zoja e Këshillit të Mirë’, Tiranë

2012 dhe në vazhdim oftalmokirurge ne Klinikën Gjermane të Syrit, Tiranë.

Trajnime profesionale:

2008-2009: trajnime specifike për ekografi okulare, angiografi dhe retinopati diabetike, elektrofiziologji okulare, kirurgji e kataraktit, glaukomës.

05-07. 2009: Okuloplastike-në qendrën reparatore dhe konstruktive plastike.

04.2009: Kirurgji e kataraktit me fakoemulsifikim-sfida te ndryshme.

10.2009: Diagnoza në fokus dhe trajtimi kirurgjikal në Glaukomë- nga Prof. Dr. Benone Cristocea.

Qershor 2011: Retinopati diabetike në qendrën oftalmologjike Vinohrady, Prage, Ceki

Anëtarësi:

  • AAO: Akademia Oftalmologjike Amerikane (American Academy of Ophtalmology) – fiton konkursin e organizuar nga MSD Оphthalmics në Kongresin internacional të oftalmologjisë në Sinaia Rumani, si ‘International member in training of AAO’
  • ESCRS: Shoqata Evropiane e kataraktës dhe kirurgjisë refraktive (European Society of Cataract and Refractive Surgery)
  • RSO – Shoqata Rumune e Oftalmologjisë (Societatea Română De Oftalmologie)
  • SHSHO: Shoqata Shqiptarë e Oftalmologjisë

STUDIME DHE BOTIME NDERKOMBETARE:

Hipoteza e radikaleve të lirë në patogjenezën e glaukomës, dhe komente mbi glaukomën akute në një eksperiment model në lepuj. (Dr K. Bardhi, Dr N. Ianopol) ISSN 2068-1283 – www. ochiuldiabetic. ro

TEMA:

– Efekti i Bevacizumab në patologjinë e tesuteve proliferative në Retinopatine diabetike proliferative. (Dr Narcisa. Ianopol, Prof. Dr. Berndt. Kirchhof. Dr. K. Bardhi): ISSN 2068-1283 www.ochiuldiabetic.ro

– Benefiti i terapisë neuroprotektore me Nicergoline në trajtimin e glaukomës Primare me kënd te hapur. (Dr Jonid Bilbili, Dr. Klajda Bardhi): ISSN 2068-1283 www.ochiuldiabetic.ro

– Trajtimi i glaukomës së dekompensuar kompresive me implant kolagjeni. (Dr Jonid Bilbili, Dr Klajda Bardhi).

DR. Stela Ceca

2000-2006 Ka mbaruar me rezultate të larta Fakultetin e Mjekësisë dhe Kirurgjisë së Univerzitetit të Padova-s (Itali) duke mbrojtur temën: ” Rezultatet afatgjate (ne 24 muaj) të trajtimit të kombinuar IVT- PDT të degjenerimit makular të lidhur me moshën” e cila më vone u publikua

2007 Pas kalimit me sukses të provimit të shtetit regjistrohet në Urdhërin e Mjekëve te Padovas (n. 10742)

2007-2012 ka kryer specializimin ne departamentin e Oftalmologjisë në Spitalin Univerzitar të Padova-s, ku është diplomuar me titullin: “M. D. (Doctor in Medicine) në oftalmologji” duke mbrojtur temën: Hemangioma Retinale në sëmundjen von Hippel Lindau: lidhja midis mutacioneve gjenetike e fenotipeve klinike (analizë e 189 pacientëve) e cila është në proces publikimi.

2007-2008 Glaukoma dhe patologjitë e kornesë diagnostikim dhe trajtim.

2008-2009 Oftalmologji Pediatrike dhe Strabismus: diagnostikim, trajtim, Neurooftalmologji, diagnostikim e trajtim.

2009-2012 Diagnostikimi dhe trajtimi i sëmundjeve të retinës.

Eksperiencë pune

2011- korrik 2012 Oftalmologe në klinikën “Oculisti Associati” në Padova.

shtator 2012- mars 2015 oftalmologe ne Spitalin Multispecialistik “Salus” në Tiranë dhe pranë qendrës rehabilitative në Motta di Livenza në Itali.

mars 2014 – tetor 2014 oftalmologe në qendrën mjekësore “Zoja e Këshillit të Mirë”, Tiranë.

mars 2015 dhe në vazhdim oftalmokirurge në Klinikën Gjermane të Syrit, Tiranë.

Anëtarësi:

  • AAO: Akademia Oftalmologjike Amerikane (American Academy of Ophtalmology)
  • ESCRS: Shoqata Evropiane e kataraktës dhe kirurgjisë refraktive (European Society of Cataract and Refractive Surgery)
  • SOI: Shoqata Italiane e Oftalmologjisë (Società Oftalmologica Italiana)
  • SHMSHO: Shoqata Mbarëshqipetare e Oftalmologjisë
  • GAT: Grupi Angiografik i Triveneto-s, Itali (Gruppo Angiografico Triveneto)
  • SOT: Shoqata e okulistëve të Trivenetos, Itali (Società Oftalmologica Triveneta)

Përfaqësuese e okulisteve shqiptar të rinj në shoqatën e okulistëve të Evropës Juglindore (SEEOS)

STUDIME DHE BOTIME NDËRKOMBETARE:

The prevalence of age-related macular degeneration in Italy (PAMDI) study: Report 1. Ophthalmic Epidemiology. 2011 Jun, 18 (3): 129-136 Piermarocchi S, Segato T, Scopa P, Masetto M, Ceca S

Retinal ganglion Cells and Hereditary optic Atrophy. A Spectral optical Coherence Tomographpy Study Stefano Piermarocchi MD, Stela Ceca, MD, Piero Barboni, MD, Edoardo Midena, MD www.retinasociety.org

Dietary Habits and Age- Related Macular Degeneration in a European population. The PAMDI Study, FFQ Report S. Piermarocchi; T. Segato; A. Turrini; T. Peto; S. Ceca; P. Scopa Invest. Ophthalmol. Vis. Sci. . 2009; 50 (13):276. doi:

TEMA

– Kalimi nga ranibizumab ne bevacizumab në pacientet refraktar të monoterapise. S. Ceca, S. Piermarocchi (Kongresi SOT 2008)

– Manifestimet okulare në sëmundjen e Von Hippel-Lindau. Orientimet moderne ne diagnozë dhe trajtim S. Ceca, S. Piermarocchi, G. Opocher, E. Midena (Kongresi SOT 2011)

– Atrofia esenciale e Irisit si manifestim i sindromës ICE (Irido-Corneal Endothelial Syndrome) S. Ceca, P. Lutaj (SEEOS 2013)

DR. MED. GABOR SCHARIOTH, PH.D.

Ka lindur në Berlin, Gjermani. Ka kryer studimet e mjekësisë në vitin 1987-1993 në Univerzitetin Humboldt të Berlinit, kampusi Charlite ne Gjermani.

Provimet në oftalmologji – 19 gusht 1998, Dhoma e mjekëve Berlin, Gjermani

“Një studim mbi të ardhmen e kirurgjisë në sytë ku kombinohen glaukoma me kataraktin”

11 shator 1998 Berlin Prof. Ch. Hartmann, Univerziteti Humboldt, Berlin, Gjermani.

PH.D. – “Nga sklerektomi e thellë në kanaloplastikë – a është e mundur të rivendoset rrjedha natyrale te pacientët me glaukomë kronike me kënd të hapur”

Prej vitit 1998 – oftalmokirurg i segmentit të përparmë dhe te pasmë.

Themelues i qendrës të syve në Recklinghausen, Gjermani.

Anëtarësi:

  • EVRS: Shoqata evropiane vitreoretinale (European VitreoRetinal Society)
  • ESCRS: Shoqata Evropiane e kataraktës dhe kirurgjisë refraktive (European Society of Cataract and Refractive Surgery)
  • ASCRS: Shoqata Amerikane e kataraktës dhe kirurgjisë refraktive (American Society of Cataract and Refractive Surgery)
  • DOG: Shoqata gjermane e oftalmologjisë (Deutsche Ophthalmologische Gesellschaft)
  • BDOC: Lidhja federale gjermane e kirurgëve oftalmologë (Bundesverband Deutscher Ophthalmochirurgen)
  • VoAWL: Organizata e mjekëve të syve që operojnë Westfalen –Lippe (Vereinigung operierender Augenärzte Westfalen- Lippe)
  • Lidhja profesionale e mjekëve të syrit
  • Lidhja e mjekeve me dëshmi
  • Më shumë se 200 prezantime në takime shkencore kombëtare e ndërkombëtare.

KONSULTA FILLESTARE

Klinikat DEmed janë në gatishmëri t’ju ofrojnë konsulta mjekësore, me qëllim të informimit të pacientit lidhur me implantimin e lenteve intraokulare ose trajtimit me laser. Ekzistojnë mënyra të ndryshme për të eliminuar nevojën për syze dhe ne jemi të obliguar të gjejmë zgjidhjen ideale për rastin tuaj.

Telefono: +355 (0)69 60 82 771 Jemi në shërbimin tuaj!

Ju, gjithashtu, mund të na dërgoni E-Mail në: info@kgjs.al.

Në konsultën fillestare që përfshin një ekzaminim primar bazik, ne do të përcaktojmë se cila procedurë kirurgjike refraktive është më e përshtatshme për rastin tuaj.

REZERVO TERMININ ONLINE

Kujdesi ynë ndaj jush tashmë u pasurua edhe me mundësinë e REZERVIMIT ONLINE TË TERMINIT, përmes mekanizmit shumë të thjeshtë dhe lehtë të përdorshëm.

NJOFTIM

Të nderuar pacientë,

Dëshirojmë t’ju informojmë për adresën tonë të re. Nga data 10 Tetor 2023. do të na gjeni në Rrugën Kryesore Dritan Hoxha te kompleksi Universizar Katolik “ Zoja e Këshillit mirë”Ju lutemi të keni parasysh se numri ynë i telefonit dhe adresa e postës elektronike nuk kanë ndryshuar.

Kemi vendosur të zhvendosim për të ju ofruar një mjedis praktikë më të mirë dhe më modern. Adresa e re është e vendosur në qendër dhe është e lehtësisht e arritshme me transportin publik. Ju gjithashtu keni mundësi parkimi.

Ju lutemi të merrni parasysh dhe të planifikoni kohën për terminin tuaj të ardhshëm në adresën e re. Nëse keni pyetje ose çështje, mos hezitoni të na kontaktoni telefonikisht ose me e-mail.

Jemi të kënaqur të ju mirëpresim në hapësirat tona të reja dhe ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj.

Me të gjitha të mirat,

Ekipi i Klinikës Gjermane zë syrit