Ka kryer trajnimin profesional në ish-shtetet e Jugosllavisë, në Gjermani dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Që nga viti 1988 merret me Oftalmologji, nga viti 2000 punon në klinikën private në Lynen (Lünen) afër Dortmundit, ndërsa në Mars të vitit 2008 hap një ndër klinikat më moderne në Gjermani, në Dortmund (http://www. augenklinik-westfalen. de). Interesimet e tij kryesore janë kirurgjia e kataraktës dhe procedurat refraktive sikur Lasik, implantimi i lentave multifokale dhe lentave torike.

Dr. Asani është anëtar i disa shoqatave oftalmologjike si:

  • AAO: Akademia Oftalmologjike Amerikane (American Academy of Ophtalmology)
  • ESCRS: Shoqata Evropiane e kataraktës dhe kirurgjisë refraktive (European Society of Cataract and Refractive Surgery)
  • ASCRS: Shoqata Amerikane e kataraktës dhe kirurgjisë refraktive (American Society of Cataract and Refractive Surgery)
  • KRC: Komisioni për kirurgji refraktive (Kommission für Refraktive Chirurgie)
  • DGII: Shoqata gjermano folëse për Implantimin e lentave intraokulare, kirurgji intervente dhe refraktive (Deutschsprachige Gesellschaft für Intraokularlinsen-lmplantation, interventionelle und refraktive Chirurgie)