Syri funksionon, pak a shumë, si një aparat fotografik. Kornea (xhami i syrit) vepron si një lentë qelqi dhe është ekuivalent i lentës së jashtme të aparatit fotografik. Pupila korrespondon me diafragmën dhe lenta e syrit korrespondon lentat e brendshme të aparatit fotografik. Retina është e krahasueshme me filmin që ndodhet në brendësi të aparatit fotografik.syri_1

Kornea, pupila dhe kristalini (lenta natyrale e syrit) krijojnë një imazh të mjedisit në retinë. Në mënyrë të ngjashme, lentat e aparatit fotografik krijojnë një imazh të pastër të mjedisit në filmin fotografik. Përpara marrjes së fotos, lenta e kamerës duhet të fokusohet – manualisht apo automatikisht – duke bërë kështu të mundur krijimin e një imazhi të pastër. Në syrin e njeriut fokusimi kryhet nëpërmjet të ndryshimit të formës së kristalinit.

Një sy i shëndoshe ka gjithmonë një pamje të fokusuar mirë në retinë kur sheh larg. Për të parë afër, sikurse kur lexojmë, kristalini e ndryshon formën automatikisht duke bërë të mundur procesin e ashtuquajtur akomodim. Aftësia e kristalinit për të ndryshuar formën e tij (për të akomoduar) bie me kalimin e moshës, gjë që bëhet më e dukshme pas moshës 40 vjeç.

syri_2