Medicus: Ku e keni filluar shkollimin , në çfarë rrethanash dhe prej kur gjindeni në Botën e jashtme respektivisht në Gjermani?
Minir Asani: Shkollën fillore e kam mbaruar në Ohër, për të vazhduar gjimnazin në Strugë. Pse në Strugë e jo në Ohër? Eshtë kjo një temë tjetër që ndoshta do ta shtjellojmë në ndonjë bisedë të ardhëshme.
Fakulltetin e Mjeksisë e mbarova në Prishtinë. Në vitin 1983 fillova të punoj si mjek i përgjithshëm në Drenicë. Edhe çështja e punësimit në Drenicë është një histori në vete.
Drenica si vend punësimi ishte ideal, për shumicën nga ne që nuk shkonim në vendlindje, për arsye politike që u imponuan në rrethanat e asaj kohe në Maqedoni që janë të njohtura tani më për ndjekjen dhe kërcnimin e shqiptarëve nga pushteti maqedon. Por në këtë kohë edhe në Kosovë filluan të përkeqësohen rrethanat.
Situata politike bëhej gjithmonë më e rëndë, sidomos pas ndërrimit të Kushtetutës së Kosovës. Unë që kisha filluar specializimin në oftalmologji, në Qendrën Universitare në Prishtinë, rash në konflikt shumë shpejt me udhëheqjen e dhunshme të klinikës të emëruar nga Beogradi.
Në këto rrethana,pas disa ditëve, pra në Shtator të vitit 1989 u largova për në Zagreb, ku edhe vazhdova specializimin. Gruaja dhe vajza e porsalindur mbeten në Prishtinë. Këtu e kalova gjithë kohën e shkatrimit të Jugoslavisë respektivisht luftën e Slovenisë dhe Kroacisë. Në vitin 1992 mbarova me specializimin por mbeta si shtetas i huaj në Kroaci dhe qëndrimi për mua u vështërsua. Pasaport nuk kisha sepse më ishte marë që nga viti 1981 nga organet e Ohrit, kurse në Kroaci ende shkohej me letërnjohtim.
Kjo më detyroi që të kërkoj rrugë të reja. Gruaja vazhdonte të qëndronte në Prishtine edhe pse tani më edhe atë e kishin larguar nga puna si asistente në Fakultetin e Gjeografise. Më duhej të gjej një zgjedhje të shpejtë. Dhe vendosa të largohem për Gjermani.
Këtu më dolën sfida të jashtëzakonshme, si mosnjohja e gjuhës, mungesa e dokumentave, mospranimi i specializimit. Më priste një rrugë e rëndë, të cilën vendosa ta sfidoj. Në vitin 1997 arita të mar të drejtën e qëndrimit të përhershëm në Gjermani dhe në vitin 2000 edhe shtetësinë Gjermane. Pas vitit 1997, jeta ime filloi shpejte të ndryshojë kah e mira.Për një periudhë pesevjecare kam voluntuar(punë pa pagesë), mësoja gjuhën dhe në fundjavë punonja në ndonjë restorant për të mbijetuar.
Në këtë kohe nuk ishte lehtë për mjeket. Kishte më shumë mjekë se sa oferta pune. Kishte shumë mjekë nga Gjermania lindore këtu por edhe nga shtetet e tjera. Në vitin 1999 rispecializova në Münster dhe në vitin 2000 mora të ashtuquajturin aprobacion,që të barazon me të gjitha të drejtat dhe obligimet e një mjeku gjerman.
Medicus: Në cilën fushë jeni të angazhuar,cilat jane tani sfidat dhe aritjet tuaja në fushën kryesore të veprimtarisë dhe aktivitetit tuaj?
M.A. Sikurse theksova më lartë, në vitin 2000 u pavarësova dhe bleva nje Klinikë ditore në Lünen të Gjermanisë, vend me 100 000 banorë dhe pranë Dortmundit. Ky institucion privat me hapsirën që ka mundeson një veprimtrai të gjërë specialistike përfshirë edhe operacionet në këtë fushë. Kjo ishte një sfidë për mua si për nga mundësia e manexhimit, profesionit, organizimit, etj. Shume shpejtë zgjërova veprimtarinë dhe në vitin 2001, për herë të parë në Lünen ofrova shërbime operative ambulantore dhe pas pak kohe hapa edhe Klinikën e dytë më të madhe se e para, në Dortmund. Në ndërkohë, avansimi i teknologjië në fushën e okulistikës,hapi persepktiva të reja në ketë profesion.Trajtimi i dioptrisë me rreze lazerike,ishtë një provokacion profesional i kohës që unë desha ta sfidoj. Kështu në vitin 2002 shkova për subspecializim në New York(SHBA), për këtë qëllim.Kjo më bëri që pasiqë ky intervenim u lejua ligjërisht në Gjermani , të bëhem praktikuesi i parë në pjesën e Westfalisë duke instaluar në klinikën time në Lünen , Laserin më të avansuar
(Ladar Vision 4000). Kjo qendër që nga viti 2003 punon si Qendrër Laserike e okulistikës.
Puna shtohej, edhe klinika riste aktivitetin e vet duke realizuar deri në 1200 operacione në vit. Numri i punëtorëve vinte gjithmonë duke u shtuar. Duke qënë ndër të parët shtoheshin obligime edhe të natyrës edukative, trajnuese si mbrenda dhe jasht Gjermaisë, ku kirurgjia refraktare tani më kishte marrë hov. Përvoja ime në këtë fushë më hapi mundësitë për të qenë pjesë e ekipeve më prestigjioze për edukimin dhe avansimin e saj ne botë.
Në qershor të vitit 2005 pas pregatitjeve dy-tre vjeçare hapa klinikën ditore të syrit në Prishtinë me të gjitha kushtet si në Gjermani. Disa muaj më duheshte që me shumicen e ekipit tim nga Gjermania të binim në Prishtine,përderisa u aftësuan kuadrat të rinj vendas . Pra për herë të parë në rajon u fut kirurgjia refraktive me njërin nga lazerët më të fuqishem në botë, për herë të parë u fut kirurgjia e retinës dhe trupit qelqor, mikrokirurgjia e glaukomes etj. Në Prishtinë vazhdon praktika e bashkëveprimit me mjekër gjerman për ktë operacione të cilat realizohen tani më në një ambinet më komod ku ,sikurse përmenda ,përveç nesh që vijmë nga gjermania me sukes punojnë edhe 6 mjekë vendas dhe mbi 20 punëtorë tjerë shëndetësore.
Rrjedhat tejet dinamike në shëndetësi dhe kerkesat në rritje më detyruan që në vitin 2008 të hap në Dortmund Klinikën e parë lukosoze private për oftalmologji, ku frekuentojnë pacintë me sigurime private plotësuese që d.m.th. ato me munëdesi finasiare më të mëdha që nuk kalon mbi 8{9acc9276a6f982fb48a2434cff61cd1ca8fa4b857ea6b8b6f5ca2f7954f0d894} nga numri i të siguruarve të përgjigthëm në Gjermani, por cilësia e shërbimeve tregon që investimi ishte i qëlluar sepse frekuenca e tanishme mundesoi investime edhe më kapitale në aparaturë tejet të avansuar që e bën unike këtë klinikë në rajonin me populltë 8 milionëshe,ku ne ofrojmë shërbime.
Dhe kështu vazhdova në vitin 2009 kur zgjërova veprimtarinë edhe me dy klinika të tjera në Dortmund dhe tani jane mbi 11 oftalmologë dhe mbi 80 personal ndihmes që punojme në Grupin “Domed” që unë e udhëheq. Pastaj në qershor të vitit 2012 hapa edhe një klinikë të syve në Tiranë ku punojnë tre mjeke dhe shumë personel ndihmës. Edhe këtu klinika është furnizuar me mjetet më moderne ku realizohen për herë të parë shumë llojë të operacioneve në sy.Këtu kemi instaluar Laserin Ex500, që njihet si më i shpejti dhe me precizi
që ofron siguri maksimale.Të tillë jane vetem 11 sish në Europë, një nga ato, pra në Tiranë.
Natyra e punës dhe dinamika e teknologjisë në këtë fushë imponon avansime të pandalshme ku edhe unë si një nga pionerët e saj përpiqem të mos ngel për asnjë çast prapa,duke siguruar teknologji më të re aty ku punoj , si në Gjermani, Tiranë apo Prishtinë. Një risi e tille teknologjike dhe një përvojë e tillë unike na mundëson marrjen edhe me hulumtime shkencore e që është në funkcion të shpërndarjes së njohurive,përvojëjës për gjeneratat e reja .
Medicus: Në krahasim me shtetin ku punoj, dhe vendlindjes, sipas Jush, cilat janë specifikat e sistemeve respektive në sferen e kërkimit shkencor dhe profesional shëndetësor ?
M.A. Unë tani nuk e njoh shumë sistemin shëndetësor në Maqedoni.Duke qënë nga Maqedonia, atje tentova të hap një klinike, por hasa në vështërsi të paspjegueshme.Nga kjo kuptova dhe mund të them se keni shumë punë për të eliminuar arbitaritetin institucional dhe provincializmin në mendjet e individëve, që duken si veçori dominate në Maqedoni. Por për sa e njoh atë në Kosovë dhe Shqipëri e kam vështirë të krahasoj atë me Gjermaninë e cila ka një sistem qindra vjeçar dhe më të mirin në Europë. Këtu ku jam për dallim nga vendet që përmenda ka një sistem të etabluar vlerash ku lirisht ushtron aktivitetin shkencor dhe profesional. Këtu respektohet puna dhe kontributi në fushën profesionale. Na duket absurditet dhe i pakuptushëm vrapimi për tituj e grada që ndodh në vendet tona, kur dihet që ato nuk janë të bazuara në arritjet e duhura.Titujt akademik këtu kanë vlerë vetëm për ato që janë nëpër universitete,por gjithmon të bazuara mbi standarde të matshme.Kurse me shkencë mund të merret çdokush që shtron një hypotezë të qëndrushme dhe synon vërtetimin e saj. Unë kryej mbi 2500 operacione në vjet, dhe kam një kuadër ndihmës që meret me vlerësimin e rezultateve të operacioneve. Mbi 60{9acc9276a6f982fb48a2434cff61cd1ca8fa4b857ea6b8b6f5ca2f7954f0d894} të operacione i bëj në sy të shëndosh që do të thotë, të pacientët që kanë pengesa refraktive dhe nuk dëshirojnë të mbajnë mjete optike. Pra jam për çdo ditë i konfrontuar edhe me aspektin etik, sepse para meje qëndrojneë të rinj, qëndrojnë biznismen që kanë para tyre të ardhmen dhe dëshirojnë të arijnë suksesë të mëdha në jetë.Kjo më bën të rris kërkesat dhe përgjegjësitë ndaj vehtes në vazhdimsi.
Medicus: Si e shihni mundesinë,respektivisht,cilat do të ishin format më adekuate të bashkëpunimit në mes të shkencëtarëve respektivisht mjekëve tanë në diasporë dhe atyre të vendlindjes ,duke perfshi këtu edhe institucionet shëndetësore dhe arsimore?
M.A. Format dhe mundësite janë të shumta. Por unë nuk kuptoj pse shoqatat, institutet në Vendlindje, cilat do qofshin ato,nuk kanë iniciativa për të na angazhuar në ndonje aktivitet, si edukimi për mjekët e rij, ligjerate apo forma tjera lehtësisht të realizueshme.Klinikat që i përmenda në Prishtinë dhe Tiranë mund të jenë asete për edukimin e mjekëve të rij. Është shetëuese se ky indifentizëm, që kufizohet me ‘’refuzimin për të mësuar’’ më shumë ndjehet në Maqedoni, atje ku sipas të gjitha të dhënave duket se ka më së shumti nevojë,sidomos për mjekët shqiptar. Dëshira absorbuese për të mësuar, për arritje të vërteta profesionale duket se është më prezente në Kosovë e Shqipëri ku edhe kemi realizuar disa konferenca ‘’Live’’ nga sallat e operacionit si një metodë tejet produktive dhe inovative. Edhe takimet tejet modeste që organizohen në Maqedoni, nga bisedat që i bëjme ,nuk shfrytëzohen për interesin e mjekeve tanë,.Thjesht nuk kam pergjigje për nje sjllje të tillë.
Më mbetet vetëm të shpreh keqardhje për mundesitë e pashfrytëzuara dhe për kohën e humbur që nuk këthehet. Unë ngelem në vullnetin tim për të mundësuar trajnim dhe shkollim kuadrit vendas qofte atje në vend ose këtu në Gjermani por duhet një bashkëpunim më i hapur dhe i sinqertë për të gjetë format e realizimit në mënyrë të organizuar.
Medicus: Për fund, çfarë do ju rekomandonit kolegëve të rij nga vendlindja juaj dhe në veçanti lexuesve të Medikusit?
M.A. I kisha rekomanduar, që të mësojnë anglishten ose gjermanishten, të punojnë dhe mos tremben nga asgje. Çdo gjë arrihet me punë. Suksesi dhe aritjet rrënjesohen vetëm me dije.