Page 4 - Broshura Vjollce
P. 4

“PËR NEVE CILËSIA ËSHTË VLERA E VËRTETË E
                         SË NESËRMES – CILËSIA E LARTË NUK KA ÇMIM”
















                         Themeluesi i Qendrave DEmed për trajtimin e syrit, si dhe udhëheqësi i
                         ndërmarrjes, Dr. med. Minir Asani ka një përvojë mbi njëzet vjeçare në fushën
                         e oftalmologjisë dhe të oftalmo-kirurgjisë. Mjeku i njohur ndërkombëtarisht
                         është specializuar ndër të tjera në ish-Jugosllavi, në Gjermani dhe në SHBA.
                         Sot ai operon në Gjermani, Shqipëri dhe Kosovë. Në fokus të specializimit të tij
                         janë midis tjerash kirurgjia refraktive e kataraktit dhe kirurgjia laserike e syrit,
                         prandaj me ekspertizën e lartë është bindës gjatë këshillimit të pacientëve.


                         Dr. Valbon Ajazaj i përfundoi studimet në mjekësi në Universitetin e Prishtinës,
                         Trajnimin specialistik nga oftalmologjia e filloi në vitin 2003 dhe e përfundoi
                         me sukses të jashtëzakonshëm më 2007. Specializimin e kreu në Prizren,
                         Prishtinë dhe në Bon të Gjermanisë. Nga viti 2005 punon në Klinikën
                         Gjermane në Prishtinë.


                         Dr. Afrim Shabani i kreu studimet e mjekësisë në Universitetin e Prishtinës,
                         ndërkaq trajnimin specialistik nga oftalmologjia e përfundoi më 2007. Në
                         kuadër të specializimit qëndroi një kohë në Zagreb të Kroacisë dhe Turqi,
                         poashtu kreu edhe trajnime të shumta në Gjermani, Bullgari. Nga viti 2005
                         punon në Klinikën Gjermane të Syrit – Prishtinë.


                         Dr. Ermal Dida i kreu studimet në Universitetin e Prishtinës, dega mjekësi e
                         përgjithëshme. Edukimin specialistik nga lëmia e Oftalmologjisë e kreu në vitin
                         2009. Gjatë edukimit specialistik ishte pjesëmarrës në kongrese dhe trajnime
                         Evropiane dhe botërore si në Gjermani ashtu dhe në USA.
   1   2   3   4   5   6   7   8   9