Page 12 - Broshura BLUE
P. 12

THJERRËZAT + LASIK =
                BIOPTICS

                Në klinikat tona ju ndihmojmë edhe
                pacientëve të cilët kanë dobësim të
                theksuar të shikimit.


                Në këto raste shpesh tregohet i
                suksesshëm kombinimi i trajtimit me
                një thjerrëz kontakti të implantuar dhe
                procedurën Femto-LASIK. Trajtimi
                Bioptics zbatohet në dy operacione:


                Operacioni i parë
                Hapi i parë është përdorimi i laserit
                femtosekond. Me anë të laserit presim
                një shtresë të hollë të kornesë (Flap).
                Në këtë operacion të parë implantohet
                edhe thjerrëza e kontaktit prapa irisit.

                Operacioni i dytë
                Vështirësitë në shikim që kanë mbetur
                edhe pas operacionit të parë,
                përmisohen në operacionin e dytë. Për
                këtë përdorim metodën Femto-LASIK.
                Shtresën e kornesë që e kemi
                përgatitur në operacionin e parë, e
                ngrisim sipas nevojës. Pastaj e
                modelojmë kornenë me anë të laserit.
                Në fund e vendosim prapë shtresën e
                kornesë në pozitën e mëhershme. Ajo
                ngjitet mirë, kështu që nuk ka nevojë
                për qepje.

                Më shumë informacione mund të gjeni
                në internet në: kgjs.net/bioptics
   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16