Page 5 - Broshura BLUE
P. 5
SYZET DUHET HEQUR!
Kjo psherëtimë është e njohur për secilin që
bartë syze. Që të shohin prapë qartë pa
pasur nevojë për këto mjete të
padëshiruara ndihmëse, çdo vit në Gjermani
rreth 100.000 bartës të syzeve korrigjojnë
shikimin e tyre përmes “kirurgjisë refraktive
të syrit”.
Ne, qendrat e syrit DEmed, kemi
teknologjinë laserike të nevojshme për këtë,
përvojën shumëvjeçare dhe natyrisht
ekspertizën. Mjekët dhe teknikët në
qendrën tonë janë specialistë të njohur në
fushën e korrigjimit të syrit. Çdo ditë
trajtojmë me sukses shkurtpamësinë,
largpamësinë si dhe astigmatizmin.
Broshura jonë ju jep disa informata për neve
dhe për teknikat që përdorim.
Dr. Asani, Dr. Ajazaj, Dr. Shabani dhe Dr. Dida
Të inspiruar nga jeta