BORDI MENAXHUES

DR. SPEC. MINIR ASANI

DREJTOR EKZEKUTIV
& DREJTOR KIRURGJIK

Dr. Minir Asani përfundoi trajnimin e tij si specialist i syve në shumë vende, përfshirë ish-Jugosllavinë, Gjermaninë dhe SHBA-të. Sot, numëron më shumë se 20 vite përvojë pune, në fushën e oftalmologjisë dhe kirurgjisë okulistike. Në vitin 2000, ai u bë rezident në Lünen, ku vazhdoi kualifikimin e tij profesional në fushën e oftalmologjisë. Dhe pikërisht Lünen, ishte vendi ku ai themeloi qendrën e parë të laserit të syve në rrethin e Unna-së. Fushat specialistike të Dr. Asanit në lëminë e oftalmologjisë, ndër të tjera përfshijnë kirurgjinë e kataraktës, kirurgjinë refraktive (metodën LASIK, implantimin e lenteve multifokale, lenteve torike, etj.) dhe trajtimin e Sindromit të syrit të thatë.

Dr. Asani është bashkëthemelues dhe partner menaxhues i klinikave të syrit dhe qendrave kirurgjikale DOmed në Dortmund dhe Lünen.

Sot, ai ushtron profesionin e tij në klinikën DOmed Lünen, klinikën DOmed Westfalen dhe qendrën DOmed të syrit të thatë.

Dr. Asani është anëtar i shoqatave të oftalmologjisë në vijim:

  • ASCRS (American Society of Cataract and Refractive Surgery)
  • AAO (American Academy of Ophtalmology)
  • ISRS (International Society of Refractive Surgery)
  • Bund Deutscher Operierender Augenärzte (Association of German Ophthalmic Surgeons)
  • BVA/Berufsverband der Augenärzte (Professional Association of Ophthalmologists)
  • DOG/Deutsche Ophthalmologische Gesellschaft (German Ophthalmological Society)
  • DGII/Deutschsprachige Gesellschaft für Intraokularlinsen-lmplantation, interventionelle und refraktive Chirurgie (German Speaking Society for Intraocular Lens Implantation and Refractive Surgery)
  • ESCRS (European Society of Cataract and Refractive Surgery)
  • KRC/Kommission für Refraktive Chirurgie Practitioner (Refractive Surgery Committee)
  • WOA/Westfälische Operierende Augenärzte (Westphalian Ophthalmic Surgeons)
  • VGA/Vereinigung Operierender Augenärzte (Association of Ophthalmic Surgeons)

DR. Klajda Bardhi

1999-2005 Ka mbaruar me rezultate të larta Univerzitetin e Mjekësisë dhe Farmacisë Gr. T. Popa, Rumani

2005-2010 ka kryer specializimin në departamentin e oftalmologjisë në spitalin e Neurokirurgjisë N. Oblu, ku është diplomuar me titullin: “M. D. (Doctor in Medicine) në oftalmologji”

2005-2006 Neurooftalmologji, diagnostikim e trajtim

2007-2008 Glaukome, diagnostikim, trajtim dhe trajnim kirurgjikal

2008-2009 Oftalmologji Pediatrike dhe Strabismus: diagnostikim, trajtim, trajnim kirurgjikal intensiv

01.01.2010-01.06.2010 bashkëpunon për sëmundjet e retinës, veçanërisht për trajtimin me laser te RETINOPATISË DIABETIKE dhe kirurgjinë vitreoretinale me dr. N. Ianopol.

Eksperiencë pune:

2011-2012 Oftalmologe në qendrën mjekësore ‘Zoja e Këshillit të Mirë’, Tiranë

2012 dhe në vazhdim oftalmokirurge ne Klinikën Gjermane të Syrit, Tiranë.

Trajnime profesionale:

2008-2009: trajnime specifike për ekografi okulare, angiografi dhe retinopati diabetike, elektrofiziologji okulare, kirurgji e kataraktit, glaukomës.

05-07. 2009: Okuloplastike-në qendrën reparatore dhe konstruktive plastike.

04.2009: Kirurgji e kataraktit me fakoemulsifikim-sfida te ndryshme.

10.2009: Diagnoza në fokus dhe trajtimi kirurgjikal në Glaukomë- nga Prof. Dr. Benone Cristocea.

Qershor 2011: Retinopati diabetike në qendrën oftalmologjike Vinohrady, Prage, Ceki

Anëtarësi:

  • AAO: Akademia Oftalmologjike Amerikane (American Academy of Ophtalmology) – fiton konkursin e organizuar nga MSD Оphthalmics në Kongresin internacional të oftalmologjisë në Sinaia Rumani, si ‘International member in training of AAO’
  • ESCRS: Shoqata Evropiane e kataraktës dhe kirurgjisë refraktive (European Society of Cataract and Refractive Surgery)
  • RSO – Shoqata Rumune e Oftalmologjisë (Societatea Română De Oftalmologie)
  • SHSHO: Shoqata Shqiptarë e Oftalmologjisë

STUDIME DHE BOTIME NDERKOMBETARE:

Hipoteza e radikaleve të lirë në patogjenezën e glaukomës, dhe komente mbi glaukomën akute në një eksperiment model në lepuj. (Dr K. Bardhi, Dr N. Ianopol) ISSN 2068-1283 – www. ochiuldiabetic. ro

TEMA:

– Efekti i Bevacizumab në patologjinë e tesuteve proliferative në Retinopatine diabetike proliferative. (Dr Narcisa. Ianopol, Prof. Dr. Berndt. Kirchhof. Dr. K. Bardhi): ISSN 2068-1283 www.ochiuldiabetic.ro

– Benefiti i terapisë neuroprotektore me Nicergoline në trajtimin e glaukomës Primare me kënd te hapur. (Dr Jonid Bilbili, Dr. Klajda Bardhi): ISSN 2068-1283 www.ochiuldiabetic.ro

– Trajtimi i glaukomës së dekompensuar kompresive me implant kolagjeni. (Dr Jonid Bilbili, Dr Klajda Bardhi).

DR. Stela Ceca

2000-2006 Ka mbaruar me rezultate të larta Fakultetin e Mjekësisë dhe Kirurgjisë së Univerzitetit të Padova-s (Itali) duke mbrojtur temën: ” Rezultatet afatgjate (ne 24 muaj) të trajtimit të kombinuar IVT- PDT të degjenerimit makular të lidhur me moshën” e cila më vone u publikua

2007 Pas kalimit me sukses të provimit të shtetit regjistrohet në Urdhërin e Mjekëve te Padovas (n. 10742)

2007-2012 ka kryer specializimin ne departamentin e Oftalmologjisë në Spitalin Univerzitar të Padova-s, ku është diplomuar me titullin: “M. D. (Doctor in Medicine) në oftalmologji” duke mbrojtur temën: Hemangioma Retinale në sëmundjen von Hippel Lindau: lidhja midis mutacioneve gjenetike e fenotipeve klinike (analizë e 189 pacientëve) e cila është në proces publikimi.

2007-2008 Glaukoma dhe patologjitë e kornesë diagnostikim dhe trajtim.

2008-2009 Oftalmologji Pediatrike dhe Strabismus: diagnostikim, trajtim, Neurooftalmologji, diagnostikim e trajtim.

2009-2012 Diagnostikimi dhe trajtimi i sëmundjeve të retinës.

Eksperiencë pune

2011- korrik 2012 Oftalmologe në klinikën “Oculisti Associati” në Padova.

shtator 2012- mars 2015 oftalmologe ne Spitalin Multispecialistik “Salus” në Tiranë dhe pranë qendrës rehabilitative në Motta di Livenza në Itali.

mars 2014 – tetor 2014 oftalmologe në qendrën mjekësore “Zoja e Këshillit të Mirë”, Tiranë.

mars 2015 dhe në vazhdim oftalmokirurge në Klinikën Gjermane të Syrit, Tiranë.

Anëtarësi:

  • AAO: Akademia Oftalmologjike Amerikane (American Academy of Ophtalmology)
  • ESCRS: Shoqata Evropiane e kataraktës dhe kirurgjisë refraktive (European Society of Cataract and Refractive Surgery)
  • SOI: Shoqata Italiane e Oftalmologjisë (Società Oftalmologica Italiana)
  • SHMSHO: Shoqata Mbarëshqipetare e Oftalmologjisë
  • GAT: Grupi Angiografik i Triveneto-s, Itali (Gruppo Angiografico Triveneto)
  • SOT: Shoqata e okulistëve të Trivenetos, Itali (Società Oftalmologica Triveneta)

Përfaqësuese e okulisteve shqiptar të rinj në shoqatën e okulistëve të Evropës Juglindore (SEEOS)

STUDIME DHE BOTIME NDËRKOMBETARE:

The prevalence of age-related macular degeneration in Italy (PAMDI) study: Report 1. Ophthalmic Epidemiology. 2011 Jun, 18 (3): 129-136 Piermarocchi S, Segato T, Scopa P, Masetto M, Ceca S

Retinal ganglion Cells and Hereditary optic Atrophy. A Spectral optical Coherence Tomographpy Study Stefano Piermarocchi MD, Stela Ceca, MD, Piero Barboni, MD, Edoardo Midena, MD www.retinasociety.org

Dietary Habits and Age- Related Macular Degeneration in a European population. The PAMDI Study, FFQ Report S. Piermarocchi; T. Segato; A. Turrini; T. Peto; S. Ceca; P. Scopa Invest. Ophthalmol. Vis. Sci. . 2009; 50 (13):276. doi:

TEMA

– Kalimi nga ranibizumab ne bevacizumab në pacientet refraktar të monoterapise. S. Ceca, S. Piermarocchi (Kongresi SOT 2008)

– Manifestimet okulare në sëmundjen e Von Hippel-Lindau. Orientimet moderne ne diagnozë dhe trajtim S. Ceca, S. Piermarocchi, G. Opocher, E. Midena (Kongresi SOT 2011)

– Atrofia esenciale e Irisit si manifestim i sindromës ICE (Irido-Corneal Endothelial Syndrome) S. Ceca, P. Lutaj (SEEOS 2013)

DR. MED. GABOR SCHARIOTH, PH.D.

Ka lindur në Berlin, Gjermani. Ka kryer studimet e mjekësisë në vitin 1987-1993 në Univerzitetin Humboldt të Berlinit, kampusi Charlite ne Gjermani.

Provimet në oftalmologji – 19 gusht 1998, Dhoma e mjekëve Berlin, Gjermani

“Një studim mbi të ardhmen e kirurgjisë në sytë ku kombinohen glaukoma me kataraktin”

11 shator 1998 Berlin Prof. Ch. Hartmann, Univerziteti Humboldt, Berlin, Gjermani.

PH.D. – “Nga sklerektomi e thellë në kanaloplastikë – a është e mundur të rivendoset rrjedha natyrale te pacientët me glaukomë kronike me kënd të hapur”

Prej vitit 1998 – oftalmokirurg i segmentit të përparmë dhe te pasmë.

Themelues i qendrës të syve në Recklinghausen, Gjermani.

Anëtarësi:

  • EVRS: Shoqata evropiane vitreoretinale (European VitreoRetinal Society)
  • ESCRS: Shoqata Evropiane e kataraktës dhe kirurgjisë refraktive (European Society of Cataract and Refractive Surgery)
  • ASCRS: Shoqata Amerikane e kataraktës dhe kirurgjisë refraktive (American Society of Cataract and Refractive Surgery)
  • DOG: Shoqata gjermane e oftalmologjisë (Deutsche Ophthalmologische Gesellschaft)
  • BDOC: Lidhja federale gjermane e kirurgëve oftalmologë (Bundesverband Deutscher Ophthalmochirurgen)
  • VoAWL: Organizata e mjekëve të syve që operojnë Westfalen –Lippe (Vereinigung operierender Augenärzte Westfalen- Lippe)
  • Lidhja profesionale e mjekëve të syrit
  • Lidhja e mjekeve me dëshmi
  • Më shumë se 200 prezantime në takime shkencore kombëtare e ndërkombëtare.