PSE TË ZGJEDHNI
KLINIKËN E SYVE DEmed?

PRITJET TUAJA PËR KUALITET JANË MOTIVIMI YNË

Me ndihmën e praktikave moderne dhe inovative oftalmologjike, ne kemi bërë mision tonin jo vetëm ruajtjen e shikimit tuaj, por edhe përmirësimin e shikimit për një kohë të gjatë.

Kjo përfshin jo vetëm trajtimin por edhe kujdesin individual në një nivel të lartë mjekësor. Trajnimet e vazhdueshme, certifikimet dhe pajisjet teknike moderne, aplikimi i metodave moderne, mundëson që pacientët tanë të trajtohen në nivelin më të lartë mjekësor, teknologjik dhe shkencor.

KËTO JANË VETËM DISA PREJ ARSYEVE PSE DEmed ËSHTË ZGJIDHJA E DUHUR PËR JU!

JU LUTEM MERRNI NË KONSIDERATË UDHËZIMET E MËPOSHTME PARA SE TË VENDOSNI KU TË DREJTOHENI PËR TRAJTIMIN TUAJ:

  1. Konsultimi fillestar kryhet nga një specialist i syve.
  2. Ekzaminimi paraprak mjekësor kryhet nga një specialist i syrit dhe kirurg me përvojë.
  3. Intervenimi kirurgjik kryhet nga një kirurg lokal me përvojë. Ne nuk punojmë me kirurgë jo lokal!
  4. Kirurgëve tanë u është dhënë statusi i trajnuesit nga Komiteti i Kirurgjisë Refraktive (KRC); kjo i autorizon ata të trajnojnë të tjerët në kirurgjinë LASIK.
  5. Tarifat përfshijnë të gjitha takimet e nevojshme mjekësore(në DEmed lokacionet e zgjedhjes suaj)*.
  6. Për të garantuar sigurinë maksimale teknike, ne kemi marrëveshje të vazhdueshme të mirëmbajtjes dhe shërbimit me prodhuesit e laserit.
  7. Specialistët tanë të syrit janë përgjegjës për veprimet e tyre.
  8. Partnerët e DEmed janë të gjithë mjekë, që ushtrojnë praktikën profesionale në këtë fushë, prej shumë vitesh.


Jemi në gaditshmëri të kërkesave tuaja.