SHËNDETI JUAJ ËSHTË I RËNDËSISHËM PËR NE!

QË TË VAZHDOJMË TË JEMI AFËR JUSH, GJATË PANDEMISË AKTUALE COVID-19, NË PRAKTIKAT TONA PUNUESE, ZBATOHEN RREGULLAT E MËPOSHTME:

  • Orari aktual i zyrës përditësohet çdo ditë në faqen tonë të internetit.
  • Terminet ekzistuese mbeten të pandryshuara.
  • Të gjitha intervenimet kirurgjikale mund të realizohen. Jo vetëm gjatë pandemisë, mirëpo edhe në kushte normale të punës, ne kemi punuar në hapësira të certifikuara, me shkallë të lartë të kushteve sterile.
  • Konsultimet fillestare për “Një jetë pa syze” realizohen vetëm gjatë orëve të konsultimit me video. Ne vazhdojmë t’ju ofrojmë konsultime mjekësore bazike, por vetëm në formë dixhitale. Pasi të keni caktuar një termin, do të merrni një lidhje direkte me video.

RREGULLAT E MËPOSHTME VAZHDOJNË TË ZBATOHEN NË PRAKTIKAT TONA PUNUESE:

  • Të gjithë pacientët që kanë vërejtur simptoma të infeksionit me virusin COVID-19 ose kanë qenë në kontakt me persona, që kanë rezultuar pozitivë, ju lutemi mos u lajmëroni në lokacionet tona por na kontaktoni me telefon!
  • Mbajtja e maskës është obligative!
  • Ju lutemi pastroni duart sapo të hyni në lokalet tona punuese.
  • Nuk lejohen shoqërues në dhomën e pritjes.
    Pas regjistrimit, i kërkojmë personit, që ju shoqëron të presë jashtë ose pranë ordinancës. Ne do të kontaktojmë shoqëruesin tuaj sapo të përfundoni vizitën tuaj.
  • Ju kërkojmë, që të përmbaheni nga shtrëngimi i duarve në rast të përshëndetjeve.
  • Ju lutemi mbani distancën e nevojshme ndaj stafit tonë dhe pacientëve të tjerë.

Ekipi DEmed.