Për të parë mirë, sistemi optik i syrit i përthyen rrezet e dritës në mënyrë të tillë që ato të fokusohen në retinë, më saktë në fovea (makula) – zona qendrore e retinës, me rezolucionin më të lartë e që në gjuhën popullore njihet me termin “drita e syrit”. Nëse fokusimi i tufës së dritës nuk kryhet dot në retinë, atëherë kemi të bëjmë me ato gjendje të syrit, të cilat grupohen nën termin “çrregullimet e refrakcionit” ose të përthyerjes (miopia, hipermetropia dhe astigmatizmi).

synormal