Mirëserdhët në Klinikën Gjermane të Syrit

Qendra jonë është në Gjermani. Ne hapëm dyert tona për shqiptarët dhe më gjerë, për herë të parë në Prishtinë, në vitin 2005 kurse në vitin 2012, edhe në Tiranë.

Që nga fillimi i punës sonë, u përkushtuam në përkujdesjen maksimale për pacientin. Te ne nuk ka kompromis me kualitetin dhe prandaj as që diskutohet mbi çmimet.

Kalkulimet janë bërë në atë mënyrë që çmimi të jetë minimal për pacientin edhe pse përdoren materiale te kualitetit superior. Lentat si dhe materialet të tjera që përdoren në syrin e njeriut janë vetëm nga prodhuesit më të njohur botëror, si Alcon; AMO; StaarSurgical, Zeiss.

Për të gjitha implantimet dhe të gjitha materialet pacienti merr me vete edhe dokumentin përkatës, i cili është i koduar dhe unik në gjithë botën.

Këtë ju garanton Klinika Gjermane e syrit dhe Grupi Domed!

Në vitin 2005, ne futëm për herë të parë në rajon, Excimer Laser dhe Custom-mjekimin që do të thotë “të prerë individualisht vetëm për masën e syrit tuaj”. Ne futëm gjithë mikrokirurgjinë moderne të syrit, si Operacionet e kataraktës me phakoemulsifikacion; viskokanaloplastikën; Operacionet e Retinës dhe Vitrozit me 25 G; operacionet për të gjithë ata që kanë përfunduar me gabime të mëdha refraktive pas një operacioni traumatik diku tjetër, etj.

Ne futëm kirurgjinë refraktive që nga mosha 18 vjeçare, mikrokirurgjinë e të porsalindurve dhe fëmijëve të vegjël. Ne, në të njëjtën kohë me klinikat më të njohura botërore, filluam trajtimin e sëmundjeve të retinës me AVGF. Ne jemi ndër të parët në Evropë që filluam mjekimin e Keratokonusit dhe sëmundjeve të kornesë me CLX dhe jo vetëm kaq: ne filluam të trajtojmë keratokonusat e shkallës së parë dhe të dytë me mjekim valor Laserik dhe CLX. Këtë e transmetuam edhe LIVE në konferencën e zhvilluar në Nëntor të vitit 2012 në Tiranë.

Ne jemi për Ju në Tiranë dhe Prishtinë si dhe në disa qytete të Gjermanisë.

Mjekët tanë me profil botëror në kirurgjinë përkatëse të syrit, siç janë: Minir Asani; Daniel Meller, Andreas Weinberger; Gabor Scharioth; Tamer Tandogan e të tjerë, si edhe mjekët vendas, tanimë të trajnuar dhe nën përkujdesjen e përhershme të ekspertëve të lartpërmendur, janë garantë të perfeksionimit të kirurgjisë së syrit.

Në klinikat tona janë të instaluara mjetet më moderne, vetëm të kualitetit gjerman, zviceran dhe atij amerikan, të cilat mirëmbahen rregullisht nga kompanitë përkatëse.

Ne sollëm Laserin Excimer Ex 500; më të shpejtin dhe më precizin në botë. Janë vetëm 13 nga ky Laser të instaluara në Evropë. Dhe jo vetëm kaq, ne futëm edhe transplantimin e kornesë për herë të parë në rajon. Tanimë u autorizuam edhe nga shteti shqiptar për të bërë transplantime në Shqipëri. Transplantet tona janë të garantuara dhe vijnë nga bankat Gjermane. Prof. Dr. Meller është drejtor i Bankës për transplantim në Univerzitetin e Essenit dhe ai do të udhëheqë këtë repart në Tiranë.

Ne jemi këtu, për shëndetin tuaj. Ne ju garantojmë profesionalizëm maksimal, cilësi superiore në ambientet moderne të spitalit Hygeia.

Ju mirëpresim
Stafi i Klinikës Gjermane të Syrit