Me kalimin e moshës, çdokush ka nevojë për syza leximi për të parë në afërsi.

Në moshën 40-45 vjeçа ре, aftësia e kristalinit për t’u fokusuar në distanca të ndryshme, me anë të ndryshimit të formës së tij bie. Ky proces quhet presbiopi.

Gjatë fillimit të presbiopisë, për të parë mirë në distanca të afërta nevojitet largimi i gazetës, librit apo punës së dorës. Më pas, me kalimin e moshës, për të parë afër, nevojitet përdorimi i syzave të leximit.

Gjithsesi, për miopët mbi 40 vjeç, nuk ndodh tamam kështu. Një miopi e lehtë (rreth -2 deri 3 dioptri) bën të mundur leximin afër pa nevojën e syzave; megjithatë, te këta individë syzat nevojiten për të parë larg (p. sh. për të drejtuar automjetin apo për të parë televizor). Nëse pacientët miopë i nënshtrohen kirurgjisë për korigjimin e miopisë, atyre nuk do u nevojiten më syzat për larg, por do u nevojiten syza për afër për shkak të presbiopisë.

Sot ekzistojnë një sërë metodash për korigjimin e presbiopisë:

 

  • Përdorimi i syzave apo lentave të kontaktit
  • Kirurgjia me laser (LASIK monovizion)
  • Kirurgjia implantuese (me lenta intraokulare multifokale ose implante korneale, si Kamra inlay)