Instituti i Oftalmologjisë
Klinika Gjermane e Syrit

Të përkushtuar në përmirësimin e të pamurit Tuaj

Instituti i Oftalmologjisë – Klinika Gjermane e Syrit ka filluar punën e vet në qershor të vitit 2005, duke aplikuar metodat më bashkëkohore të trajtimit të sëmundjeve të syrit sipas standardeve gjermane dhe europiane.

Instituti i Oftalmologjisë – Klinika Gjermane e Syrit njihet si instituti i parë në Kosovë dhe rajon që filloi me aplikimin e metodave të avancuara operative ku si shembull marrim atë të korrikut të vitit 2005, kur u krye intervenimi i parë laserik i largimit të dioptrisë, pastaj në shtator të vitit 2005 u krye intervenimi i parë i vitrektomisë, në nëntor të vitit 2008 u krye intervenimi i parë i vitrektomisë me metodën 25G, në korrik të vitit 2009 u krye intervenimi i parë i viskokanalostomisë dhe intervenime tjera të sofistikuara shumë prej të cilave rrallë kryhen jo vetëm në ndonjë klinikë në rajon por edhe në Evropën perëndimore.

Instituti jonë i kushton rëndësi edhe edukimit të pacientëve. Kështu, deri tani janë mbajtur dy ligjërata publike lidhur me sëmundjet e ndryshme të syrit. Instituti jonë ka organizuar edhe një simpozium shkencor ndërkombëtar në vitin 2008 ku morrën pjesë shumë mjekë nga vendi dhe rajoni, ndërsa në maj të vitit 2010 mbahet simpoziumi i dytë. Gjatë këtyre takimeve, instituti jonë ka transmetuar drejtpërsëdrejti intervenimet nga salla e operacionit, ku mjekët tjerë janë njohur me metodat që aplikohen në institutin tonë.

Në vitin 2012 u hap qendra e Institutit tonë edhe në Tiranë – Shqipëri, ku filluam edhe intervenimet e transplantimit të kornesë. Në vitin 2016 filluam me aplikimin e metodës femto-Lasik dhe femto-kataraktë, e vetmja e këtij lloji që aplikohet në rajon.

Instituti jonë i kushton rëndësi edhe edukimit të pacientëve. Kështu deri tani janë mbajtur disa ligjërata publike lidhur me sëmundjet e ndryshme të syrit. Instituti jonë ka organizuar edhe disa simpoziume shkencore ndërkombëtare , në vitin 2008, 2010, 2012, dhe në vitin 2015 kur edhe u festua 10 vjetori i hapjes së institutit në Prishtinë. Në këto takime, instituti jonë ka transmetuar drejtpërsëdrejti intervenimet nga salla e operacionit, ku mjekët tjerë janë njohur me metodat e avancuara që aplikohen në institutin tonë.

Përshtypjet

  • Operacioni Femto Lasik i artistit të njohur Libanez, i kryer nga Dr. Minir Asani në klinikën e tij në Dortmund, i cili është përcjellë nga fansat e tij në Facebook.

    ISSAM BAYAN
    Artist
  • Jam i befasuar nga cilësia e shërbimit dhe mikpritja në Klinikën Gjermane të Syrit. Një falënderim për Dr. Minirin dhe stafin mjekësor që u kujdes për nënën time.

    Armand Shkullaku
    Gazetar

Nga Instagram