LASIK-u (Laser in situ Keratomileusis) për momentin është metoda e zbatuar më shpesh. Fillimisht përgatitet një kapak i vogël nga epiteli dhe nga shtresa e sipërme e stromës i cili ngrihet lartë si një kapak libri. Heqja me laser kryhet këtu, brenda stromës së jashtme. Pastaj kapaku i vogël kthehet përsëri në vend. Epiteli brenda pak orëve mbyll anët e preparuara, dhe syri nuk ngacmohet. LASIK-u është pa dhimbje. 70 {9acc9276a6f982fb48a2434cff61cd1ca8fa4b857ea6b8b6f5ca2f7954f0d894} e pacientëve, qysh ditën tjetër mund të drejtojnë përsëri automjetin.